Kosova
Drejtori i PTK-së kërkon drejtësi, thotë se do sqarim pse u rrah
Drejtori i PTK-së, Agron Mustafa, ka thënë se ende nuk e di pse u sulmua nga dy zyrtarë policorë në fund të vitit të kaluar.
“Nuk e di pse ka ndodhur ai rast. Po të më shkonte mendja se do të ndodhte, nuk do të ndodhte. Kam qenë i përcjellë. Po nisem nga video që kam parë. Vetura nga e cila dalin ata shihet se një minutë më herët është sjellë në atë rrugë. Më pas polici në fjalë del dhe na pret rrugën. Isha me Fatosin, sepse jemi familjarë dhe është personi që rri më së shumti”, ka thënë Mustafa në emisionin Interaktiv, përcjell albinfo.ch.
Mustafa ka treguar se i ka njohur të dy zyrtarët, por s’ka pasur kurrë konflikt me ta. Ai ka shpjeguar se ka shkuar në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratë si viktimë, ndërsa tash ka kuptuar se është i dyshuar.
Ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të merren masa për policët që e sulmuan. Mustafa ka thënë se e ka pasur shumë rëndë ta publikojë videon ku shihet duke u rrahur, por tha se nuk ka pasur mundësi tjetër, duke parë se nuk po merren masa nga Policia.
https://www.facebook.com/agron.mustafa/videos/10156053765279357/
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











