Lajme

Dr. Fatime Imeri-Berisha, fituese e çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut prej Diaspore

Dr. Fatime Imeri-Berisha nderohet me mirënjohje nga FIDES

Para pak ditësh me datë 18.01.2023, në kryeqytetin e Kosovës, Prishinë, FIDES “Hasan Prishtina” nderoi Fatime Imeri Berisha, si fituese e çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut prej Diaspore, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Dr. Fatime Imeri Berisha është bashkëpronare dhe CEO e disa laboratorëve dhe klinikave mjekësore në Zvicër

Ajo është vlerësuar si një personazh që ka dhënë kontributin e saj të vyer në vetëdijesimin e komunitetit shqiptar dhe po ashtu profesionalitet që ajo zotëron. Edhe Platforma mediale albinfo.ch (online&print) e kishte shpallur “Personalitet i Vitit” 2021 në Shëndetësi dr. Fatime Berisha-Imeri.  Ajo është vlerësuar nga platforma mediale albinfo.ch si një personazh që ka dhënë kontributin e saj të vyer në vetëdijesimin e komunitetit shqiptar mbi pandeminë e koronavirusit, e cila po na përcjell tashmë prej dy vjetësh.

Si fitues te çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për 2022 janë zgjedhur edhe:

1. Libraria Dukagjini, Arba Lluka fitues të çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut filantropik korporativ, ne baze te aktiviteteve te “Fondacionit Agim Lluka”,

2.Edita Dula, fituese e FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut filantropik individual

3.Eco Solution Research – Alberina Gashi, fitues të çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut në arritje shkencore dhe inovacion.

albinfo.ch
albinfo.ch

Lexoni po ashtu për Dr.Fatime Imeri-Berisha:

Dr. Fatime Imeri-Berisha drejton disa laboratorë të Covid-19 në Zvicër

Protagonistët që shënuan vitin 2021, në diasporën shqiptare të Zvicrës