Lajme
Doza e tretë e vaksinës mund të jetë e nevojshme
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer ka dalë me një deklaratë të re të fundmi, ku bën me dije se njerëzit me shumë mundësi do të kenë nevojë të marrin dhe një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Gjatë një diskutimi me një panel në CNBC, Albert Bourla deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.
Ai gjithashtu shtoi atë që diskutohet prej muajsh tashmë se me shumë mundësi njerëzit duhet të marrin vaksinat kundër koronavirusit çdo vit.
Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nisën studimet rreth mundësisë së përdorimit të dozës së tretë të vaksinës që në muajin shkurt. Doza e tretë do të ketë si qëllim për të mbrojtur njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













