Shkurt.ch
Doris Leuthard bën thirrje për rregulla transparente për mbrojtjen e klimës
Në konferencën e klimës së OKB në Katovicë, Poloni, këshilltarja federale Doris Leuthard, të mërkurën mbrojti një zbatim efektiv të Marrëveshjes Klimatike të miratuar në vitin 2015. "Është koha për të miratuar rregulla të detyrueshme", tha shefja e DETEC gjatë bisedimeve me ministrat nga vende të tjera
Nga viti 2020, Marrëveshja Klimatike e Parisit, të gjitha vendet i detyron të ndërmarrin veprime për të mbrojtur klimën sipas përgjegjësisë dhe mjeteve të tyre. Shteteve u kërkohet të formulojnë një qëllim më ambicioz për reduktimin e emetimeve të gazit për çdo pesë vite dhe për të ndërmarrë hapa për ta arritur atë, transmeton Albinfo.ch. Në Konferencën e 24-të të palëve në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP 24), këto zotime duhet të miratohen (Paris Rules Book). Në përputhje me mandatin e miratuar nga Këshilli Federal, delegacioni zviceran angazhohet të miratojë rregulla për të siguruar zbatimin efektiv të Marrëveshjes së Parisit.
Në veçanti, rregullat e miratuara do të duhet të vendosin dispozita të njëtrajtshme në lidhje me përshkrimin e objektivit kombëtar të reduktimit dhe llogaritjen e emetimeve dhe reduktimeve të arritura. Ato do të duhet të aplikojnë në mënyrë universale, për vendet e varfra si për emetuesit e mëdhenj të dioksid karbonit. Po që se Rules Book ka shumë të meta, delegacioni zviceran nuk do ta mbështesë asnjë kompromis, tha këshilltarja federale Doris Leuthard. Transparenca është në interes të të gjitha vendeve, tha ajo në diskutim me ministrat e tjerë të mjedisit në dialogun Talanoa. “Kjo transparencë krijon besimin e nevojshëm dhe krijon bazën për forcimin gradual të përpjekjeve të nevojshme për të kufizuar ndryshimet klimatike”, shtoi shefja e DETEC. Ajo gjithashtu bëri thirrje për rregullimin e flukseve financiare për të mbrojtur më mirë klimën dhe theksoi nevojën për të rritur stimujt, për të investuar në energji të rinovueshme, se sa në lëndë djegëse fosile.
Diskutimet morën në konsideratë raportin e grupit të ekspertëve për klimën (GIEC), të publikuar në tetor, mbi pasojat e ngrohjes globale prej 1.5 gradë në krahasim me epokën paraindustriale. Objektivat e reduktimit të gaztave nuk do të jenë të mjaftueshme për të arritur këtë kufi.
Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit në Zvicër, do të varet kryesisht nga rishikimi i ligjit mbi dikosid karbonin, i diskutuar nga Këshilli Kombëtar gjatë seancës së dimrit. Për të përmbushur kërkesat e marrëveshjes, Këshilli Shtetëror si një dhomë e dytë do të duhet të bëjë korrigjime ndaj vendimeve të Këshillit Kombëtar.
Këshilltarja federale Doris Leuthard, gjithashtu pati disa bisedime dypalëshe. Ajo u takua me ministren gjermane të mjedisit Svenja Schulze, ministrin kolumbian të Mjedisit Ricardo José Lozano dhe përfaqësuesit e Grupit të Integritetit të Mjedisit, i cili përfshin Meksikën, Korenë e Jugut, Lihtenshtajnin, Monakon dhe Gjeorgjinë.
COP24 u hap më 3 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













