Integrimi
Doresa Halilaj, e dyta më e bukur në Gjermani, dëshiron të mbetet infermiere!
Doresa Halilaj : “Profesioni im jetësor është infermieria, nga i cili nuk heq dorë për asgjë. Për mua më të rëndësishëm janë pacientët”
Fasha mbi uniformën e infermieres, tregon anën tjetër të saj. Doresa Halilaj e cila jeton në Neugreuth është femra e dytë më e bukur në Gjermani. Në gusht u zhvillua ”Miss Universe Germany”, dhe prej atëherë 22 vjeçarja shqiptare merr thuajse çdo ditë oferta për modelim. Por, ajo vazhdon të jetë e angazhuar, aty ku i rrah zemra. Doresa është infermiere në kliniken e të aksidentuarve në Tubingen dhe kujdeset për pacientët e saj.
Me tenin e saj të fytyrës të shkëlqyeshëm dhe më sytë e saj ngjyrë kafe, ka arritur të shpallet më e bukura e Metzingenit dhe e dyta e “Miss Diaspora”(një spektakël ky ku përzgjidhet më e bukura shqiptare në diasporë). Në këtë të fundit ajo kishte marrë pjesë për shkak se prindërit e saj janë me rrënjë nga Kosova.
Jo vetëm e bukur!
Por jo vetëm kaq. Doresa është tip vet kërkues dhe vazhdon të sprovohet më sfida të reja. Bukuroshja shqiptare konkurron në spektaklin “Miss Universe Germany”. Fillimisht ajo duhej t`i përgjigjej një jurie të përbërë prej pesë anëtarësh. “Nuk vlerësohej vetëm pamja”. Edhe paraqitja para jurisë kishte rëndësinë e saj dhe Doresa kishte mjaft për të treguar për karakteristikat e saj dhe angazhimin më punë sociale që e bën. “Unë punoj në klinikën e të aksidentuarve dhe aty përkujdesem për pacientë me nevoja emergjente”, kishte thënë shqiptarja e re, dhe për këtë kishte marrë menjëherë vlerësim pozitiv nga juria.
Së bashku me dhjetë bukuroshe tjera, Halilaj ishte në finale. Përgatitjet për finale kishin filluar në orën 4.30 të mëngjesit. “Në orë të tilla unë jam e zgjuar vetëm për të shkuar në punën time si infermiere”, shprehet Halilaj. Megjithatë ajo nuk e kishte menduar se mund të arrinte aq lartë, sa të shpërblehet me vendin e dytë. “Kishte shumë vajza të bukura dhe konkurrenca ishte shumë e madhe”.
“Nuk mund t`i ndalja lotët”
Kur juria kishte shpallur vendimin, ajo kishte mbetur e shtangur dhe vetëm kishte shikuar fituesen, ndërsa kur ka kuptuar se ka zënë vendin e dytë nuk ka mundur të përmbahej nga lotët e gëzimit. Menjëherë pas spektaklit, njeriun parë që e kishte telefonuar, ishte nëna e saj. “Ajo ishte shumë e lumtur dhe e gëzuar për mua ashtu siç ishin edhe të gjithë familjarët e mi”, thotë Doresa disa ditë pas shpërblimit.
Si femra e dytë më e bukur në Gjermani, Halilaj ka oferta të ndryshme për fotografi, kozmetikë apo për reklamime të firmave të ndryshme. Tash ajo mundet të fitojë para edhe në këtë mënyrë. “I falënderoj të gjithëve për ofertat”, thotë ajo. Të gjitha ofertat ajo është duke i shikuar, për të vendosur se cila i përshtatet më mirë. Por, për të është vetëm një gjë e rëndësishme: “Profesioni im jetësor është infermieria, nga i cili nuk heq dorë për asgjë. Për mua më të rëndësishëm janë pacientët”.
Përfundimi i provimit në profesionin e infermieres që e kishte realizuar në prill të këtij viti, ishte qëllimi kryesor i saj. Për Doresën, prindërit dhe anëtarët tjerë të familjes me të cilët jeton, janë shumë të rëndësishëm. Dy motrat punojnë në spitalin e Tubingenit.
Doresa do të vazhdojë të punojë si modele, por jo të jetë e përkushtuar gjatë tërë kohës. Dhe për këtë ajo ka një arsye: “Atëherë më duhet vazhdimisht të udhëtoj dhe shumë rrallë të vij në shtëpi. Kjo nuk më pëlqen”.
Pacientët, më të rëndësishëm se karriera e modeles
Si femra e dytë më e bukur në Gjermani, Halilaj ka oferta të ndryshme për fotografi, kozmetikë apo për reklamime të firmave të ndryshme. Tash ajo mundet të fitojë para edhe në këtë mënyrë. “I falënderoj të gjithëve për ofertat”, thotë ajo. Të gjitha ofertat ajo është duke i shikuar, për të vendosur se cila i përshtatet më mirë. Por, për të është vetëm një gjë e rëndësishme: “Profesioni im jetësor është infermieria, nga i cili nuk heq dorë për asgjë. Për mua më të rëndësishëm janë pacientët”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDoresa Halilaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Infermiere dhe « Miss Univers në Gjermani»
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja














