Shkurt.ch
Dorëhiqet diplomatja zvicerane, e dërguar e OSBE-së në Ukrainë
E dërguara e posaçme e OSBE-së për Ukrainë, ambasadorja zvicerane Heidi Tagliavini ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, gjegjësisht të tërhiqet nga posti. Diplomatja me përvojë, nuk ka dhënë arsyet për tërheqjen.
Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA) ka konfirmuar lajmin e publikuar së pari nga emisioni “Tagesschau” i televizionit publik të Zvicrës. EDA vetëm ka ritheksuar se Tagliavini ka shprehur dëshirën për ta braktisur punën e saj të deritashme, pa dhënë njoftime për motivin dhe as për kohën e saktë kur ajo do ta bëjë këtë.
Ish presidenti i Federatës, njëherësh ministri i jashtëm i Zvicrës,. Didier Burkhalter, i cili vitin e kaluar e drejtonte OSBE-në, e kishte emëruar Tagliavinin para rreth një viti në postin e të dërguarës së posaçme për Ukrainë. Në janar, asaj ia ka vazhduar mandatin edhe pasardhësi i Burkhalterit në krye të OSBE-së, nministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, shkruan srf.ch.
Heidi Tagliavini është e lindur në Bazel në vitin 1950 ndërsa nga viti 1982 ka punuar në shërbimin diplomatik.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










