Lajme
Donald Trump dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19
Është bërë e ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid 19, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga vetë Trump, përmes një cicërime në Twitter. Ai nuk ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.
“Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19 [v.j. sëmundjen që e shkakton koronavirusi]. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë”, shkroi Trump në Twitter, në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale.
Kohë më parë Trump tha se do të nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për koronavirus.
Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë.
Trump njoftoi në një tjetër postim në Twitter se ai dhe Zonja e Parë janë duke pritur rezultatet e tyre të testit dhe se do të hyjnë në karantinë.
“Hope Hicks, e cila ka punuar shumë, pa bërë asnjë pushim të vogël, sapo ka dalë pozitive me COVID-19. E tmerrshme! Zonja e Parë dhe unë jemi duke pritur rezultatet e testit tonë. Ndërkohë, ne do të nisim procesin e karantinës”, shkroi Trump.
Hicks udhëtoi me presidentin në avionin Air Force One për debatin e parë presidencial, në Kllivllend, më 29 shtator, dhe me helikopterin e presidentit Marine One, për një tubim në Minesota, më 30 shtator.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha përmes një deklarate se presidenti “e merr shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e vetes dhe të të gjithëve që punojnë në mbështetje të tij dhe të popullit amerikan”.
“Operacionet e Shtëpisë së Bardhë bashkëpunojnë me Mjekun e Presidentit dhe Zyrën Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë, për të siguruar se të gjitha planet dhe procedurat përfshijnë udhëzimet aktuale të CDC-së [v.j. Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve] dhe praktikat më të mira për kufizimin e ekspozimit ndaj COVID-19, në masën më të madhe të mundshme, si në kompleks, ashtu edhe kur presidenti udhëton”, tha Deere.
Hicks, më herët, ka shërbyer si drejtore e komunikimeve e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa është ribashkuar me administratën këtë vit, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Në muajt e fundit, disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë dalë pozitivë me koronavirus, përfshirë Katie Millerin, sekretaren e shtypit të nënpresidentit Mike Pence, dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.
Shtëpia e Bardhë teston çdo ditë ndihmësit dhe këdo tjetër që bie në kontakt me presidentin.
Nga postimi i Trumpit në Twitter, është e paqartë se çfarë do të përfshijë karantina dhe nëse ai planifikon ta ndalojë fushatën për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Trump është 74 vjeç dhe kjo e vë atë në rrezik më të lartë nga komplikimet serioze që mund të sjellë koronavirusi.
Koronavirusi ka prekur mbi 7.2 milionë amerikanë. Prej tyre, mbi 200,000 kanë vdekur dhe mbi 2.8 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













