Donacioni i USAID-it mbështet Maqedoninë
Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID ndau grand në vlerë prej mbi 5,1 milionë dollarë amerikanë pesë organizatave joqeveritare të Maqedonisë për projekte për mbështetje të sipërmarrësisë dhe efikasitetit energjetik në vend.
Grand trevjeçar prej 1,3 milionë dollarë mori Qendra për hapje të biznesit nga Manastiri për projektin Biznes pa kufi, dedikuar për mbështetje të bizneseve të vogla të reja dhe ekzistuese në Pellagoni. Qendra për zhvillim të sipërmarrësisë fitoi grand prej dy milionë denarë, ndërsa Asociacioni i zejtarëve të Maqedonisë për projektin Biznes kreativ fitoi 265 mijë dollarë. MDC-Ti.Net fitoi grand që të vazhdojë me projektin Për riciklim të plastikës i cili me sukses ekziston tashmë pesë vite edhe përmes të cilit romët e papunësuar nga katër komuna të Maqedonisë përfitojnë për jetë.”Prej vitit 1993 Qeveria e SHBA-së investoi mbi një miliardë dollarë për mbështetje të qëllimeve të Maqedonisë.
Gjysma e këtyre mjeteve janë realizuar përmes aktiviteteve të USAID-it për krijim të vendeve të punës, zvogëlim të korrupsionit dhe përgatitje të nxënësve të Maqedonisë për tregun e punës në shekullin 21″, tha ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker në konferencën e sotme për shtyp.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











