Maqedonia
Donacion nga Zvicra për burgun e Tetovës
Pritet që shumë shpejt të ketë një donacion edhe për spitalin e Gostivarit
Shoqata “Solidarität Schweiz Osteuropa” me kryetar Andreas Thonu dhe Simon Bronnimam kanë ndarë një donacion për burgun e Tetovës.
Iniciator për këtë donacion që të vijë në burgun e Tetovës është Muhamed Aliu nga fshati Çajle i Gostivarit, si dhe përfaqësuesi i kësaj shoqate Xhelil Zendeli një pensionist nga fshati Xhepçisht i kthyer nga Zvicra, raporton “TV Koha”.
“Donacioni është i përbërë nga mjete të nevojshme për burgun, si krevat, karrige, enë për ushqime, kuzhinë dhe një krevat mjekësor, ku trajtohen të burgosurit nga ana e mjekut”, tha iniciatori që ky donacion të vjen në Burgun e Tetovës, Muhamed Aliu.
Ai po ashtu është shprehur se edhe në të ardhmen do të ketë donacione të këtilla në institucione që kanë nevojë, përcjell albinfo.ch.
Në veçanti ata falënderuan edhe drejtorin e burgut, Arben Sinanin dhe nënkryetarin e kuvendit Vesel Memedi, që mundësuan ky donacion të arrijë në vendin e duhur.
Autoritetet e burgut u shprehen falënderues që ky donacion pikërisht vjen në këtë institucion për të përmirësuar kushtet dhe nevojat për të burgosurit dhe vetë burgun.
Pritet që shumë shpejt të ketë një donacion edhe për spitalin e Gostivarit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












