Sport
Dokumentari i ndeshjes Serbi-Shqipëri, edhe në Londër
88 minuta i gjatë ‘Triumph’ përfshin intervista e momente speciale, mbi futbollistët e kombëtares shqiptare
Në Londër do të shfaqet për herë të parë dokumentari ‘Triumph’, dedikuar asaj çfarë ndodhi dhe çfarë solli ndeshja Serbi-Shqipëri, e 14 tetorit 2014, ndeshje e zhvilluar në Beograd, dhe që ishte ndërprerë, për shkak të trazirave në fushë.
Dokumentari do të shfaqet në kinemanë “The Prince Charles Cinema”, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të takojnë dhe t’i drejtojnë pyetje edhe ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, shkruan ‘Supersport’.
Regjinë e ka bërë Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama. Ky dokumentar sjell histori të ndryshme, duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
88 minuta i gjatë ‘Triumph’ përfshin intervista e momente speciale, mbi futbollistët e kombëtares shqiptare.
Ky dokumentar është shfaqur për herë të parë në Poloni, gjatë Festivalit të Filmit në Varshavë, më datat 19-21 tetor 2017.
Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të përdoren për përfundimin e postproduksionit të filmit dhe për Fondacionin “Lorik Cana 5”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











