Bota
Do të dëbohet përkundër integrimit të mirë
Marenglen Pisha (24-vjeçar) kishte filluar punën në Gjermani dhe ishte integruar mjaft mirë, megjithatë, kërkesa për azil është refuzuar, pasi Shqipëria cilësohet vend i sigurt
“Ne kemi nevojë për më shumë refugjatë të cilët janë të kualifikuar për tregun tonë të punës”, tha ministri Federal i Drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas, në fund të qershorit gjatë vizitës së tij në një kamp refugjatësh në Buchholz. Vërtetë? Rasti i Marenglen Pisha (24-vjeçar) tregon absurditetin e kërkesës, shkruajnë mediat gjermane.
Azilkërkuesi nga Shqipëria jeton vetëm në këtë banesë që e vizitoi Maas. Ai tashmë është kualifikuar për tregun e punës, ka një kontratë të përhershme në Buchholz dhe tashmë nga dita në ditë pret që ta kthejnë në Shqipëri. Arsyeja: Qeveria federale e ka klasifikuar si një vend të sigurt Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Duke kërkuar një jetë më të mirë, Marenglen Pisha shkoi para pak më shumë se dy vjetësh në Gjermani dhe filloi jetën e tij të re. Ai ka edhe një qen, derisa i kryente të gjitha kushtet e kërkuara.
Në prill të këtij viti Marenglen Pisha ka marrë një kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar. Gjithashtu kishte aplikuar edhe për lejen e punës te autoritet e imigracionit të rreth të Harburgit.
Leja e punës lëshohet vetëm deri më 27 nëntor. Aplikimi për azil i Marenglen Pisha u refuzua për shkak të origjinës së tij, pasi Shqipëria, cilësohet si një vend i sigurt.
Avokati i tij kishte kundërshtar këtë vendim dhe është në pritje. Pavarësisht kontratës valide, ai në çdo kohë mund të deportohet. Pavarësisht pasigurisë ai kishte kryer punën e tij ashtu siç duhet dhe gjithashtu ka mësuar edhe gjuhën gjermane. “Situata është mjaft shqetësuese”, thotë Pisha.
Edhe punëdhënësi i tij, Rolf Schekerka ka qenë mjaft i pakënaqur me vendimin e autoriteteve gjermane. “Ai nuk jeton nga shteti, por nga kontributet e tij. Ky është një vendim shumë zhgënjyes”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. Madje, ai i shkruar edhe një letër kancelares gjermane, Angela Merkel në lidhje me këtë rast, derisa Zyra e Kancelares i ka kthyer përgjigje se nuk kanë çfarë të bëjnë dhe ky vendim nuk mund të ndryshohet. Ai ka nevojë për një punëtor si Marenglen Pisha tani dhe në të ardhmen, ndërsa nuk ka rëndësi nëse ai është azilkërkues apo jo.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













