Lajme
Djokovici përfundimisht do të dëbohet nga Australia, e humbi rastin në gjykatë
Tenisti Novak Gjokoviq duhet të largohet nga Australia dhe nuk do të lejohet të luajë në turneun Australia Open në Melbourne.
Vendimin e mori sot (16 janar 2022) Gjykata Federale në Australi, ku Novak Gjokoviq ishte ankuar pas kërkesës së autoriteteve qeveritare që yllit serb të tenisti t’i anulohet viza dhe që ai të largohet nga Australia, për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik si dhe paraqitje të dokumenteve jo të sakta.
Ardhja me leje speciale
Numri një i tenisit botëror është futur në Australi me një leje speciale, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Ai nuk është vaksinuar kundër virusit Corona, por në hyrje në Australi ka paraqitur një dokument, ku thuhet se ai ka qenë i infektuar me virusin Corona dhe se testi pozitiv ka rezultuar më 16 dhjetor 2021.
Megjithatë, ai vetëm një ditë më vonë ka marrë pjesë në një manifestim me tensitë të rinj në Serbi dhe është fotografuar me ta pa maska, pa respektimin e distancës dhe masave kundër pandemisë Corona. Në një shpjegim të mëvonshëm, Gjokoviq tha se rezultatin e ka marrë më vonë dhe se nuk e ka ditur se është i infektuar.
Por të nesërmen, më 18 dhjetor, numri një i tenisit në botë i ka dhënë një intervistë gazetës franceze L’eqipue dhe ka bërë fotografi pa maska. E në prag të Vitit të Ri ai ka udhëtuar në Spanjë, ku ka stërvitur dhe prej nga ka postuar edhe vetë fotografi në rrjetet sociale.
Dyshimet për manipulim
Ndërkohë janë ngritur dyshime edhe përvërtetësinë e dokumentittë infektimit me virusin Corona, të lëshuar nga autoritetet në Beorgrad, sepse një portal gjerman ka shkruar se kjo certifikata e vaksinimit është futur në bazën e të dhënave me datën 26 dhjetor 2021, e jo me 16 dhjetor.
Sipas rregullave në Serbi, personat që nuk i respektojnë masat e karantinimit dhe izolimit pas testit pozitiv ndaj virusit Corona, mund të denohen me gjoba por edhe me heqje lirie.
Sidoqoftë, në hyrje në Australi, Novak Gjokoviq ka paraqitur një dokument ku thuhej se pas infektimit ai nuk ka udhëtuar në asnjë vend tjetër. Më pas ai ka kërkuar faljedhe ka pranuar se shoqëruesit e tij e kanë bërë këtë gabim. Ai ka pranuar edhe gabimin pse i ka dhënë intervistë gazetës franceze. Por gjykata sot vendosi që Gjokoviq duhet të largohet nga Australia.
Dëbimi
Pas këtij vendimi Novak Gjokoviq duhet të largohet nga Australia dhe nuk mund të mbrojë titullin e më të mirit në Australian Open, i cili fillon ditën e hënë. Gjokoviq kishte shansin që me një titull eventual në këtë turne të thyejë rekordin e titujve në Grand Slam turne të tenisit.
Ndërsa autoritetet e Australisë tani duhet të vendosin a do të dëbohet ai, kur do të dëbohet dhe nëse Gjokoviq do të dënohet edhe me moslejim të hyrjes në këtë vend për tre vjet të tjera, siç zakonisht veprohet në raste të dëbimit nga vendi./DW
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












