Integrimi
Dita e takimeve ndërkulturore, me tregime në gjuhën shqipe
Dita e takimeve ndërkulturore është një festë e përbashkët, kryesisht e shoqatave të migrantëve që për çdo vit ngrenë stendat e tyre në qendër të qytetit
-587x396.jpg)
Në kuadër të Ditës së takimeve ndërkulturore, qyteti i St. Gallenit ishte kthyer të shtunën në një arenë festive për qytetarët e këtij regjioni, të cilët duke shfrytëzuar kohën e mirë me diell, kishin stërmbushur qytetin e vjetër me ngjyra të flamujve të migrantëve që prezantonin kulturën e tyre përmes kulinarisë, këngëve, valleve e leximit të tregimeve për fëmijë.
Dita e takimeve ndërkulturore është një festë e përbashkët, kryesisht e shoqatave të migrantëve që për çdo vit ngrenë stendat e tyre në qendër të qytetit, duke ofruar programe me muzikë, vallëzim, lexime e informacione, si dhe ushqime tradicionale nga mbarë bota. Komuniteti shqiptar, ndonëse ishte mjaft prezent në rrugët e qytetit, në këtë manifestim nuk dukej shumë.
E vetmja grua shqiptare që ishte aty me këngë dhe lexim të tregimeve për fëmijë ishte aktivistja Fitnete Lala Schid, e cila në kuadër të ARGE-Ostschweiz angazhohet në bibliotekën e qytetit të quajtur “Freihandbibliothek”.
Ajo në këtë manifestim takimesh me vogëlushet që vizitojnë bibliotekën këndoi dhe lexoi para një numri të madh të qytetarëve zviceranë në gjuhën shqipe.
Ndërkohë që bashkë me të tjerë kishte zënë vend në stendën e bibliotekës St. Gallen “Freihandbibliothek” për t’i informuar kalimtarët për aktivitetin dhe shumëllojshmërinë e kësaj biblioteke që mban me qindra libra në dhjetëra gjuhë të botës.
Ndër to edhe në gjuhën shqipe. Madje, jo vetëm kaq. Fitnete Schimd ka edhe “Orën e përrallës shqipe”, të cilën e mban çdo të enjte të parë të muajit prej ores 17.00.
Përderisa në këtë bibliotekë ju mund të gjeni për çdo muaj edhe revistën mujore të albinfo.ch.
Dita e takimeve është një vendmanifestim ideal për të treguar para publikut prezencën e shoqatave tuaja, për t’u lidhur me të tjerë e për të gjetur anëtarë të rinj. Manifestimi krijon mundësi për lidhje të reja dhe tregon shumëllojshmërinë e shoqërisë së qytetit tonë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga organizatorët.
B. Dalipi
E-Diaspora
-
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj boshnjakut Nomanoviç Organizator i mbrëmjes sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Përveç ORF Sport...
-
Reprezentuesi i Kosovës asiston në fitoren e Paderborn ndaj Hamburger SV
-
Gjykatësja e parë shqiptare në SHBA, Edit Shkreli në fjalën e saj të parë del me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës
-
Katër gjyqtare shqiptare ndanë drejtësi në ndeshjen Çeki-Slloveni
-
Vera nga Kosova“Stone Castle” dhe rruga e saj deri në tavolinat zvicerane
Jeta në Austri
-
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj boshnjakut Nomanoviç Organizator i mbrëmjes sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Përveç ORF Sport...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Një austriak kap xhekpotin Euromillions, fiton 240 milionë euro
-
“Shopping” në Austri: Cilat janë të drejtat tuaja të konsumatorit kur blini mallra?
-
Ku janë stacionet më të mira të trenit në Austri?