Shqipëria
Dita e Diasporës, synohet forcimi dhe mbrojtja e marrëdhënieve
Sot, më 18 dhjetor është Dita Kombëtare e Diasporës në Shqipëri
Në kuadër të kësaj dite është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Mbledhja u hap nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili në fjalën e tij, falënderoi anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre të deritanishëm.
Më tej, ministri Majko theksoi se Këshilli Koordinues i Diasporës është një strukturë e re, e cila funksionon për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Diasporën shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Diaspora shqiptare jep një kontribut me rëndësi në zhvillimin e vendit të origjinës në të gjitha fushat, përfshirë arsimin, kulturën dhe ekonominë”, tha ministri.
Mbledhja u drejtua nga anëtari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, i cili u ndal tek rëndësia e Diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.
Takimi vijoi me përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilët theksuan rolin e Diasporës si thesar i çmuar i Shqipërisë dhe solidaritetin dhe kontributin e saj me familjet e prekura nga tërmeti.
Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe Drejtuesi i Operacionit të Emergjencës rreth situatës së pas tërmetit, Bledi Çuçi, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër të menaxhimit të situatës pas tërmetit në Shqipëri, përfshirë shpëtimin, trajtimin shëndetësor, strehimin e qytetarëve dhe vlerësimin e dëmeve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











