Kosova
Dita e Balotazhit në Kosovë
Pjesë e garës janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha
Tetëmbëdhjetë komuna janë pjesë e balotazhit për kryetar sot në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur njërën nga dy kandidatët potencialë për udhëheqjen e ardhshme katërvjeçare, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e garës janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.
Një milion e 316 mijë e 672 qytetarë kanë të drejtën e votës në këto 18 komuna. Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 qendra votimi, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Prishtina do të zgjedhë midis kryetarit aktual Përparim Rama LDK dhe Hajrulla Çekut VV. Këta të dy kanë diferencë prej 518 votash nga raundi i parë – Përparim Rama 33.71 për qind ose 35.595 vota, Hajrulla Çeku 33.21 për qind ose 35.077.
Betejë interesante pritet edhe në Mitrovicën e Jugut ndërmjet Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahiri PDK. Diferenca mes tyre në garën e raundit të parë ishte vetëm 122 vota.
Garë e ngushtë pritet edhe në Obiliq midis Xhafer Gashit LDK dhe Halil Thaçit Lëvizja Vetëvendosje, ku diferenca nga raundi i parë është vetëm 233 vota.
Kryetari aktual Alban Hyseni nga VV dhe Arbër Ismajli LDK do të përballen në Gjilan. Alban Hyseni më 12 tetor kishte rreth 7 mijë vota më shumë. Gjakova do të vendosë ndërmjet dy kandidatëve me të njëjtën emër – Ardian Gjini AAK dhe Ardian Gola VV. Kandidati i partisë së Ramush Haradinajt në raundin e parë ka mbi 6500 vota epërsi.
Bexhet Xheladini LDK e Shaban Shabani PDK do të garojnë për Dragash. Xheladini në raundin e parë ka mbi 2500 vota më shumë se kundërkandidati i tij.
Shaqir Totaj PDK ka mbi 7 mijë vota epërsi ndaj kundërkandidatit Artan Abrashi nga VV-ja nga gara e 12 tetorit në Prizren. Bali Muharremaj nga AAK në raundin e parë ka më shumë se 4 mijë vota ndaj Ardian Shalës nga LDK-ja para balotazhit në Suharekë.
Vitia është në garë të ngushtë ndërmjet Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit nga VV. Kandidati i LDK-së ka epërsi nga raundi i parë prej vetëm 944 votash.
Ferit Idrizi nga PDK-ja hyn në garë për kreun e Vushtrrisë me epërsi prej më shumë se 4400 votash nga raundi i parë përballë Sylejman Mehollit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me një diferencë me më pak se 400 vota garës së balotazhit në Junik më 9 nëntor i hyjnë Ruzhdi Shehu nga LDK-ja dhe Agron Kuçi nga AAK-ja.
Valon Prebreza hyn me rreth dy mijë vota epërsi nga raundi i parë në raport me kandidatin e LDK-së Besnik Osmani për kryetar të Fushë-Kosovës. Smajl Latifi nga AAK dhe Ali Dula Lëvizja Vetëvendosje garojnë në Rahovec, me epërsinë e kandidatit nga partia e Ramush Haradinajt nga raundi i parë me 2879 vota.
Në Kaçanik gara është midis Sabedin Vishit nga PDK-ja dhe Jeton Rakës nga Lëvizja Vetëvendosje, me epërsi prej rreth 300 votash nga kandidati i partisë së Memli Krasniqit nga raundi i parë më 12 tetor.
Peja vendos midis Gazmend Muhaxherit nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje. Më 12 tetor, kandidati i partisë së Lumir Abdixhikut ka epërsi prej 7903 votash. Në Klinë do të vendoset midis Zenun Elezajt nga AAK-ja dhe Sokol Bashtosë nga PDK-ja, me diferencë prej 2454 votash.
Në Mamushë garojnë Abdülhadi Krasniç nga KDTP, i cili ka epërsi prej vetëm 32 vota ndaj Fikret Morina Mamuşa Halk Hareketi. Kllokoti do të vendosë ndërmjet Bozhidar Dejanoviq – Lista Serbe dhe Sreçko Spasiq – Srpska Narodna Sloga (SNS), me diferencë 219 vota nga raundi i parë, ndonëse ky i fundit pati njoftuar se “tërhiqet nga gara”. Megjithatë KQZ ka sqaruar se tërheqja e tij është e vonshme dhe se emeri i tij tashmë ndodhet në fletëvotim.
Votuesit që votojnë jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, kanë pasur mundësi të votojnë me postë nga 27 tetori deri më 8 nëntor. Votuesit me nevoja të veçanta kanë pasur mundësi të regjistrohen për të votuar nga data 29 tetori deri më 4 nëntor.
Kujtojmë, këto janë zgjedhje të rregullta komunale me mandat katërvjeçar për kryetar. Në raundin e parë është votuar për kryetar dhe asamblistë të komunave.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














