Shkurt.ch
Diplomojnë liderët dhe menaxherët e të nesërmes
Presidenti i "Benedict of Education Group” dhe B.H.M.S., Heinrich Meister në fjalën e tij me rastin e ceremonisë së diplomimit tha se është krenar me një gjeneratë të të diplomuarve që po bëhen liderë dhe menaxherë të së nesërmes.
Në një atmosferë impozante ceremoniale, në Lucern, me pjesëmarrje të studentëve nga pothuaj e gjithë bota, familjarëve të studentëve, miqve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit, B.H.M.S (Business&Hotel Menagement School) promovoi gjeneratën e diplomuarve të këtij viti.
Edhe më madhështore e bënte prania e të diplomuarve në sallën historike zvicerane në hotelin “Schweizerhof” në Lucern, të cilën e kishte projektuar Leonhard Zeugheer (1812-1866), e në të cilën kishte festuar Eugenie, gruaja e Napoleonit III.
Nikoqirit të kësaj ngjarje Beat R. Wicki iu desh të numëronte të gjitha vendet prej nga vijnë studentët në shkollën e tyre në Lucern, duke filluar nga Hungaria e deri te SHBA, Vietnami e Zimbabve.
Ndërkaq, presidenti i “Bendetict of Education Gropup” dhe B.H.M.S., Heinrich Meister, në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, studentëve dhe të pranishmëve ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin mbi sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh tek kjo gjeneratë.
Meister tha se është krenar me një gjeneratë të të diplomuarve që po bëhen liderë dhe menaxherë të së nesërmes.
Në gjeneratën e ardhshme, edhe të diplomuar nga Kosova
“Është ndjenjë e mirë kur shumica e të diplomuarve tanë janë të sukseshshëm nëpër botë dhe bëjnë karrierë duke kontribuuar në vendet e tyre”, deklaroi Meister ndërsa në një komunikim me albinfo.ch tha se gjeneratës së ardhshme të diplomuareve do t’i bashkangjiten edhe studentë nga Kosova.
Ai më tej u bëri thirrje motivuese, studentëve, që mundin e tyre dhe njohuritë e marra këtu, t`i venë në funksion për zhvillim në vendin e tyre.
Me fjalime u paraqitën edhe profesorët nga Britania e Madhe, Dr.Connon i Robert Gordon University Aberdeen, dhe nga SHBA, Dr.Driffin, i Universiteti Seatle.
Në shkollën zvicerane B.H.M.S Business&Hotel Menagement School në Lucern kishin mbaruar me sukses studimet studentë nga shumë vende të botës në programet Master dhe Bachelor në degët Global Bussines Management, Hospitality Management, hoteleri dhe në artin e kulinarisë.
Vëllezërit Shoshi, pjesë e menaxhimit të shkollës
Por, pak kush e di se kush qëndron mbrapa organizimit të këtyre eventeve të diplomimit që bëhen nga Benedict Benedict Schule në Cyrih dhe B.H.M.S në Lucern.
Albinfo.ch ka biseduar me vëllezërit Shoshi, të cilët për 18 vjet janë pjesë e menaxhmentit të kësaj shkolle të njohur në Zvicër dhe me sukses organizojnë evente të këtilla të diplomimit.
“Është ndjenjë tepër e mirë të përcjellim vit pas viti gjenerata të studentëve të cilët diplomojnë në shkollat tona në Cyrih dhe Lucern ndërsa edhe më kenaqësi është kur përmenden emra shqiptarë”, thotë Arsen Shoshi, udhëheqës për investime në këtë shkollë në Zvicër.
Shoshi thotë se është shtuar interesimi i studenteëve nga Kosova, prandaj, vitin tjetër, në ceremoninë e diplomimit, vendeve të mbarë botës do t’i shtohen edhe vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga B.H.M.S, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh dhe kanë realizuar foto kujtimi me familjarët e tyre.




Foto: www.benedict-luzern.ch
/Publireportazh/
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind















