CH-Ballkani
Dioguardi kërkon themelimin e degës së lobit shqiptaro-amerikan në Zvicër
Joseph Dioguardi ka folur për nevojën e një organizimi në Zvicër dhe në Evropë, të ngjashëm me atë të AACL në SHBA
Një lobi shqiptaro-zviceran sipas modelit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane duhet të themelohet për të shtyrë përpara punët e shqiptarëve në Ballkan. Kjo ishte pakashumë ideja për të cilën në Amriswil të Kantonit Thurgau ishin tubuar rreth dyqind shqiptarë dhe për të cilën kishte ardhur nga SHBA vetë Joseph Dioguardi, themeluesi dhe drejtuesi i AACL, shkruan albinfo.ch.
Politikani amerikan po shënon 30-vjetorin e themelimit të organizatës së tij, e cila ka pasur jo pak ndikim në përhapjen e të vërtetës për shqiptarët dhe për Kosovën në SHBA.
Bashkë me Diogardin në Zvicër kishte ardhur edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Shirley Cloyes.
Gjatë prezantimit nga ana e tyre të aktiviteteve të AACL të zhvilluara përgjatë 30 vjetëve të ekzistimit, ata janë ndërprerë shumë herë nga ovacionet e të pranishmëve.
Dioguardi, ish- kongresmen amerikan, ka folur për nevojën e një organizimi në Zvicër dhe në Evropë, të ngjashëm me atë të AACL në SHBA. Ai, gjatë fjalimit të tij disa herë ka theksuar mungesën e mbështetjes dhe madje refuzimin që i bëhet organizatës së tij nga institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri.
Në Zvicër këtë organizim e ka bartur dega për Zvicër e Fondacionit “Albana” dhe një grup inicues i përbërë nga aktivistë dhe afaristë të të gjitha trojeve shqiptare me qëndrim në Zvicër.
Albinfo.ch vjen nesër me një artikull më të zgjeruar në lidhje me aktivitetin e mbajtur sonte në Amriswil.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













