Maqedonia
Dimitrov: Marrëveshja ishte kompromis, NATO është siguri për Maqedoninë
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në fjalimin e tij para Komsionit për Çështje Evropiane, deklaroi se është e vërtetë se edhe më herët ndoshta kanë mundur të zgjidhet çështja e emrit , me ndonjë zgjidhje edhe më të mire, por duhet shikuar përgjegjësia pse nuk është pranuar ajo zgjidhje dhe pse janë humbur gjithë ato vite dhe gjenerata pa u zgjidhur kontesti për çështjen e emrit.
“Ne e bëmë propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar, për shkak se ditët janë në pyetje. Të martën kemi mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Këshillit të Evropës, dhe deri atëherë është e rëndësishme që të ratifikohet marrëveshja, sepse në këtë formë do të largohen vërejtjet”, tha Dimitrov
Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja është kompromis, dhe për këtë dëshmon vlerësimi i opozitës në Maqedoni dhe Greqi.
“Meqë opozita greke dhe maqedonase marrëveshjen e kanë quajtur si turp dhe kapitullim, kjo tregon se marrëveshja është kompromis”, tha Dimitrov.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë vetëm për shqyrtim dhe deklarim të deputetëve për marrëveshjen dhe se nga opozitarja VMRO-DPMNE nuk do të marrin pjesë në punën e komisioneve, seanca nuk do të zgjatë shumë. Paralajmërimet nga shumica parlamentare janë se marrëveshja do të ratifikohet nesër, ndërsa në fund të qershorit dhe fillim të korrikut Maqedonia pritet të fillojë negociatat për anëtarësim me BE dhe anëtarësimi i plotë në NATO.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













