Maqedonia
Dikur komandant i UÇK-së, tani kryeministër i Maqedonisë, profili i Talat Xhaferit
Kryeministri i zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, lindi më 15 prill 1962 në fshatin Forinë afër Gostivarit, Maqedoni.
Ai ndoqi shkollën fillore në fshatin e afërt Çegranin dhe vazhdoi shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Ushtarake të Beogradit. Ai studioi në Akademinë Ushtarake të Tokës Këmbësorike të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Beograd dhe Sarajeve dhe u specializua në detyra komanduese dhe të stafit në Akademinë Ushtarake “Gjenerali Mihailo Apostolski” në Shkup.
Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ishte një oficer i APJ-së dhe prej vitit 1992 deri në 2001 ishte oficer i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).
Gjatë kryengritjes së vitit 2001, në të cilën shqiptarëtne krye me Ali Ahmetin sulmuan forcat e sigurisë, Xhaferi ishte në fillim një oficer i lartë në ARM, duke komanduar trupa në kazermat e Tetovës.
Më 28 prill, ditën sic njihet masakra e Vicës, ai ishte në detyrë si komandant në kazermë.
Disa ditë më vonë ai u largua dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), dhe u bë komandanti i saj i Brigadës 116 me nofkën e “komandant Forina”, nga vendlindja e tij. Ai u amnistua më vonë, pas marrëveshjes së Ohrit.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












