Turizëm
Die Welt: Riviera dhe Alpet Shqiptare ruajnë autenticitetin dhe egërsinë
Riviera shqiptare është një nga plazhet e fundit të paeksploruara në bregdetin europian të Mesdheut, shkruan fillimisht “Die Welt”.
Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.
Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së rivierës shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.

Pjesë tjera të rivierës thuajse të paeksploruara
Korrespodentit të “Die Welt” i ka bërë përshtypje edhe shumë ndërtesa legale dhe ilegale, ku sa më të reja janë ndërtimet, aq më të gjata janë ato. Por kur jemi te riviera shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruara si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe mezi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht. Më tej ndodhet Dhërmia, një fshat piktoresk ku ndodhen edhe shumë hotele me pasqyrë direkt nga deti, përcjell albinfo.ch.
Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja e pasur me ullinj, plazhi idilik i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni.
“Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do hapet edhe aeroporti i paraparë për ndërtim në gjirin e Vlorës”, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria ofron terren për eksploruesit dhe aventurierët
Përveç pjesës jugore me det, pjesë e pazbuluar e Shqipërisë përmendet edhe veriu i Shqipërisë, që të ofron ngjitje nëpër alpet e egra shqiptare. Kjo e mundësuar përmes projekte të GIZ, megjithatë në artikull përmendet edhe “toka thuajse tërësisht e betonizuar mes Tiranës dhe Durrësit”.
“Përkundër interesit ushtarak, ku disa plazhe janë të bllokuara për publikun dhe përkundër kundërshtimit lokal, shumë banorë frikësohen nga projektet qeveritare të ndërtimit, herët ose vonë investitorët e majmë do marrin një rrip plazhi këtu ose atje, mbase edhe një gji të tërë, për të ndërtuar një resort luksoz ose një klub mondan,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e konservatores gjermane.
Por fatkeqësisht, “mund të ndodhë që këto pjesë të paeksploruara ti gjejë fati i Vlorës dhe Sarandës” me betonizime të shumta.
Megjithatë deri tani është qetë në rivierën shqiptare. Përveç sezonës së verës nga korrikur në gusht, në pjesën turistike shqiptare të Llogarasë – akoma të ofron autenticitetin dhe egërsinë.

E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













