Kosova
Die Presse: Luftë fjalësh mes Kosovës dhe Turqisë, partitë kosovare gati për zgjedhje të reja
Vijon të jehojë lajmi i dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi, shkruan albinfo.ch. Së fundi një shkrim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë ka shkruar edhe austriakja “Die Presse”.
“Pas dëbimit të gjashtë gylenistëve në Ankara, udhëheqja kosovare ndodhet nën presion,” shkruan fillimisht e përditshmja austriake. “Pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, Turqia ishte ndër të parat që e njohu. Pas organizimit të shërbimit sekret turk me ndihmën e kolegëve të Kosovës për ekstradimin e gjashtë gylenistëve, janë turbulluar raportet mes shteteve vëllazërore.”
Pas këmbënguljes së Haradinaj dhe gjithashtu presidentit Thaçi, të cilët nuk kishin qenë të informuar për aksionin, janë parashtruar pyetje nga opozita – se vallë kush qeveris me Kosovën.
Të martën pritet mbledhje e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa partitë bëhen gati për zgjedhje të reja, shkruan në fund media austriake.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











