Lajme
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë
Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Ligjvënësit kosovarë e vlerësuan lartë rolin e mërgimtarëve kosovarë në ndërtimin, zhvillimin dhe stabilizimin e mirëqenies sociale në Kosovës. Madje nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamitit tha se me paratë e mërgimtarëve “po blihet paqja sociale në Kosovë”.
Këto mesazhe dhe komente dolën gjatë raportimit të ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli para Komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Makolli para këtij komisioni paraqiti punët dhe objektivat që ka realizuar Ministria e Diasporës për periudhën kohore janar-maj 2013.
“Pas konsultave publike që janë mbajtur në shumicën e vendeve ku është e koncentruar më shumë diaspora kemi arritur në fazën finale të hartimit të Strategjisë së diasporës 2013 – 2018. Po ashtu, me kohë ka përfunduar hartimi i Koncept-dokumentit për regjistrin e mërgatës”, tha Makollui, duke i prezantuar si dy projektet më të rëndësishme të MD-së.
Ndër objektivat që janë realizuar gjatë kësaj kohe, Makolli përmendi edhe mësimin plotësues në diasporë si dhe organizimin e konferencës për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, në bashkëpunim me MASHT-in dhe Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.
“Janë dërguar mbi 6 mijë libra dhe lektyra për fëmijët tanë në diasporë, si dhe janë organizuar ekskursione nëpër Kosovë dhe në trojet shqiptare për fëmijët nga diaspora”, theksoi më tutje ministri Makolli.
Ai tha se në shkurt është hapur Qendra e parë kulturore në diasporë, përkatësisht në Stamboll. “Këtë vit jemi duke punuar që t’i hapim këto qendra edhe në Zvicër, SHBA, si dhe jemi në procedurë për të hapur në Gjermani dhe në Francë”, u shpreh ministri Makolli.
Në vazhdim, kryetari i Komisionit, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë, Hydajet Hyseni, Sabri Hamiti, Skënder Hyseni, Donika Kadaj-Bujupi dhe Emilja Rexhepi ia shtruan një varg pyetjesh ministrit Makolli.
Ata kërkuan sqarime lidhur problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët për çështjen e investimeve, pajisjen me dokumente të nevojshëm, inkuadrimin e mërgimtarëve të kualifikuar në politikat zhvillimore në Kosovë, pagesat për sigurimin e automjeteve, tarifat, hapjen e qendrave kulturore, mësimin plotësues, çështjen e sigurimeve sociale në Zvicër, etj.
Derisa ministri Makolli raportonte rreth të hyrave nga mërgimtarët, të cilat variojnë nga 400 në 700 milionë euro, Sabri Hamiti nga LDK-ja, ka thënë se me paratë e mërgimtarëve po blihet paqja sociale në Kosovë.
“Familjet Kosovare janë në krizë sociale dhe me të hyrat nga mërgimtarët po blihet paqja sociale në vend. Shumica e mjeteve financiare shkojnë për nevoja shtepiake ndërkaq shumë pak mbetet për të investuar në shtypit e tyre”, ka thënë Hamiti.
Anëtarët e komisionit parlamentar për punë të jashtme falënderuan Makollin për korrektësinë dhe gatishmërinë për të raportuar për punën e bërë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













