Kosova
Diaspora fillon votimin për balotazh
Rundi i balotazhit do të zhvillohet më 9 nëntor në 18 komuna dhe KQZ-ja veçse ka certifikuar listën e votuesve për votimet
Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të drejtë vote kanë vetëm 29.712 shtetas të Kosovës që ishin regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
“KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë”, u tha në njoftim.
Më 25 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna, ndërkaq rezultatet ende nuk janë shpallur për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën, pasi në këto komuna ka afat ligjor prej 48-orësh për parashtrimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
KQZ-ja u dërgon qytetarëve të diasporës përmes postës pakon me fletëvotim për kryetarin e komunës. Më pas, votuesi është i detyruar që atë pako me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën prej kutive postare të KQZ-së në 22 vende të botës dhe në Kosovë.
Rundi i balotazhit do të zhvillohet më 9 nëntor në 18 komuna dhe KQZ-ja veçse ka certifikuar listën e votuesve për votimet.
Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë rund zgjedhjesh do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 për qind më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë rund.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













