Maqedonia
Diaspora, e painteresuar për të votuar në Maqedoninë Veriore
Nga KSHZ-ja informojnë edhe se regjistrimi i votuesve në diasporë ka përfunduar sot në orën 9
Ka përfunduar kontrollimi i Listës Zgjedhore dhe regjistrimi i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme Presidenciale dhe Zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë Veriore.
KSHZ-ja ka njoftuar se deri dje, në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore i kanë kontrolluar 6.231 persona, shkruajnë mediat shqiptare në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Kontroll elektronik të të dhënave kanë bërë gjithsej 56.299 qytetarë, ndërsa janë parashtruar 47 kërkesa për ndryshimin e të dhënave.
Lidhur me kërkesat e pranuara për regjistrimin e votuesve në diasporë, sipas informacioneve nga KSHZ-ja, deri më sot në orën 09.00 janë pranuar gjithsej 2.943 aplikime, nga të cilat 2.369 janë pranuar, 396 janë refuzuar dhe 178 aplikime të papërpunuara që do të shqyrtohen gjatë ditës së sotme.
Nga KSHZ-ja informojnë edhe se regjistrimi i votuesve në diasporë ka përfunduar sot në orën 9, për shkak të problemeve teknike me ueb-faqen për regjistrimin e diasporës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













