Kosova
Dhurata Hoxha tregon kur do të liberalizohen vizat
Franca dhe Holanda kanë hezitimet jo për shkak të Kosovës, por për shkak të migracionit në përgjithësi
Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Ministrja Hoxha tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presin që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit të ministrave të shteteve anëtare të BE-së.
Siç dihet Parlamenti Evropian votoi, para disa ditësh, me shumicë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por disa euro-parlamentarë nga Franca e Holanda ishin kundër, por Hoxha tha se votimi në parlament nuk është sipas shtetit prej nga vjen parlamentari, por nga partia e cila vjen ai.
Ajo tha për RTK-në se vërehet që deputetët e partive të djathta konservatore kanë pasur tendenca të votojnë kundër, përcjell albinfo.ch.
Franca dhe Holanda kanë hezitimet jo për shkak të Kosovës, por për shkak të migracionit në përgjithësi. Ata, sipas saj, kanë edhe brengat e tyre për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Presim që Këshilli i Ministrave të shumicës së shteteve të BE-së, 65 për qind, të atyre që kanë shumicën e popullsisë të jenë pro.
Hoxha thotë se nuk pret që pesë shtetet që nuk e kanë njohur të votojnë kundër. Sfidë, sipas saj, është t’i bindin konservatorët të votojnë këtë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













