Maqedonia
Maqedoni: Gruevski e Veljanovski, dyshohen si organizatorë të dhunës
Ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017.
Në mesin e të dyshuarve kryesor janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Policia ka ndaluar ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski dhe ish-ministrin e Arsimit, Spiro Ristovski, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.
Ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë, derisa Kuvendi të vendosë lidhur me imunitetin e tij, pasi është deputet aktual i VMRO DPMNE-së, përcjell albinfo.ch.
Dy ish ministrat janë në arrest, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski është i pakapshëm për shkak se ka fituar azilin politik në Hungari.
Vendimi për ndalimin e tyre vjen një ditë para se të përfundojë procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për dhunën në Kuvend.
Nga rreth 30 persona të akuzuar për ngjarjen e dhunshme të pushtimit të Kuvendit, disa prej kanë përfituar nga amnistia, ndërsa për një pjesë është duke vazhduar gjykimi.
Disa nga të pandehurit në dëshmitë e tyre kishin përmendur edhe emrin e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski si nga organizatorët e ndërhyrjes së protestuesve në Kuvend.
Por, Veljanovski këto pretendime i kishte mohuar, duke thënë se ditën kritike ai kishte vepruar në përputhje me autorizimeve dhe se kishte bërë gjithçka për të mbrojtur deputetët nga sulmet e protestuesve.
Dhuna në Kuvend, sipas protestueseve dhe VMRO-DPMNE-së kishte ardhur në shenjë pakënaqësie nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, i cili kishte mbështetjen e LSDM-së, së kryeministrit aktual, Zoran Zaev.
Nga dhuna në Kuvend ishin lënduar shumë persona, ndërsa më së shumti e kishin pësuar Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryeministri Zoran Zaev, në atë kohë lideri i opozitës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














