Bota
Dhjetëra viktima pas sulmit në kufirin iranian
Dhjetëra të vrarë natën e kaluar pas një sulmi në kufirin iranian.
Së paku 10 rojtarë të kufirit iranian janë vrarë gjatë natës në një sulm të personave të paidenftifikuar, raportuan mediat iraniane.
Sulmi ndodhi në Marivan, zonë kurde, rreth 620 kilometra larg Teheranit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të gjitha viktimat janë pjesë e rojeve. Gjatë sulmit, disa sulmues të përshkruar si “banditë dhe terroristë”, u vranë, dhe disa të tjerë u plagosën.
Një eksplodim gjatë sulmit në një depo të municionit, shkaktoi dëme të mëdha.
Ky është sulmi më i madh në numër ndaj trupave iraniane të vrarë, gjatë viteve të fundit, në zonën ku luftimet në mes forcave iraniane dhe atyre kurde si dhe të militantëve të Shtetit Islamik, janë të zakonshme.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













