Kosova
Detajet e fundit rreth vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj
18-vjeçarja, e cila ishte dërguar pa shenja jetë në spitalin e Ferizajt, dyshohet se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari D.K., për motive të ulëta.
Prokuroria ka njoftuar se “i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Siç raportojnë mediat lokale, të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbrojë, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.
“Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin, sepse është shumë i ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër, se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.
Ndërkaq, forcat e rendit kanë zbuluar edhe emrin e të dyshuarit për veprën penale Vrasje e rëndë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë ka ndodhur dje, më 22.08.2021, në Ferizaj, ku humbi jetën 18-vjeçarja M.O (F/K) . I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992, adresa: rr. ,,Ramadan Rexhepi’’, kati V, nr # 3, Ferizaj. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij, të lajmërojë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/photos/a.816686251725246/4405673552826480/
Mediat kosovare raportuan dje se një 18-vjeçare ishte dërguar në spitalin e Ferizajt pa shenja jete nga dy persona të dyshuar. Ndërsa vetura me të cilën të dyshuarit e kishin dërguar viktimën në emergjencë, sipas Prokurorisë ishte me targa zicerane, më pas të njëjtit ishin larguar nga spitali.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












