Bota
Detaje të reja nga incidenti në “FlyDubai”: Ndihmëspiloti goditi me thikë kapitenin
Disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit raportohet se hynë në kabinë për të ndihmuar në neutralizimin e personit që dyshohet se sulmoi kapitenin
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë në bordin e avionit të “FlyDubai” që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ku ndihmëspiloti dyshohet se ka goditur me thikë kapitenin gjatë një përleshjeje në kabinën e pilotëve.
Avioni, një Boeing 737 MAX me rreth 180 pasagjerë në bord, u detyrua të devijonte itinerarin dhe kreu një ulje emergjente në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite, transmeton albinfo.ch.
Sipas dëshmive të pasagjerëve të cituara nga mediat izraelite, gjithçka nisi me britma që u dëgjuan nga kabina e pilotëve. Pak më vonë, pasagjerët panë gjak dhe mësuan se kapiteni dyshohej se ishte goditur me thikë nga ndihmëspiloti, shkruan The Sun.
Disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit raportohet se hynë në kabinë për të ndihmuar në neutralizimin e personit që dyshohet se sulmoi kapitenin.
Situata u përshkallëzua në një moment kritik për fluturimin. Të dhënat e gjurmimit tregojnë se avioni humbi më shumë se 14 mijë këmbë lartësi në më pak se 30 sekonda, duke shkaktuar alarm të madh në bord.
Avioni transmetoi fillimisht kodin e emergjencës 7700 dhe më pas kodin 7500, i cili përdoret për raste rrëmbimi ose ndërhyrjeje të paligjshme. Për shkak të alarmit, avionë luftarakë izraelitë u ngritën për të shoqëruar avionin.
Pas uljes në Tabuk, pasagjerët raportuan skena kaotike dhe persona të gjakosur. Një prej dëshmitareve tha se për disa momente pasagjerët menduan se nuk do të dilnin gjallë nga avioni.
Flydubai dhe autoritetet izraelite konfirmuan se devijimi drejt Arabisë Saudite erdhi pas përleshjes fizike mes dy pilotëve. Rrethanat e plota të incidentit, përfshirë motivin e sulmit ndaj kapitenit, mbeten nën hetim.
Avioni u ul i sigurt dhe të gjithë pasagjerët raportohet se janë jashtë rrezikut.
Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”














