Lajme
Destani: I mahnitur nga arritjet e mjekëve në Gjermani
Mbrëmë në Dyzeldorf, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti një event
Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, u takua me Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë këtë fundjavë në Dyseldorf. Shoqata u krijua në fillim të 2019-ës në Berlin nga mjekë shqiptarë që punojnë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë krijuar degë dhe grupe pune në lande të ndryshme të Gjermanisë, me qëllim organizimin e tyre për pjesëmarrje në kongresin e parë të mjekëve shqiptarë në Mynih më 3-4 prill 2020.
Mbrëmë në Dyzeldorf një grupi prej më se 60 mjekësh shqiptarë që punojnë në spitale e klinika nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë u takuan në një event për të biseduar edhe rreth kongresit të mjekëve që punojnë në Gjermani.
Këta janë mjekë që vijnë nga të gjitha trojet tona dhe që tashmë e kanë ngritur Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, themeluar nga fillimi i këtij viti në Berlin. Në mbështetje të këtij takimi, në mesin e mysafirëve nderi ishte kardiokirurgu me famë botërore, tetovari Omer Xhemaili, shef i repartit të kardiokirurgjisë në spitalin Triemli të Cyrihut.
Destani është shprehur se sukseset e këtyre mjekëve shqiptarë në Gjermani janë për çdo lëvdatë.
“Ashtu siç arrijnë të rinjtë tanë në profesione të ndyshme edhe në fushën e mjekësisë, ata arrijnë nivele të larta, madje pozita udhëheqëse në reparte, spitale apo klinika. Shumë prej tyre, krahas punës si mjek, me shumë sukses po kryejnë specializime në drejtime të ndryshme nga fusha e mjekësisë”, tha ai.
“Me këtë rast, për arritjet e tyre i përgëzoj gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani, ndërsa në mënyrë të veçantë e çmoj rolin mjaft domethënës të këtyre të rinjve tanë që po e lartësojnë imazhin pozitiv të Shqipërisë a të trojeve tona. Këta meritojnë një falënderim të madh për dëshirën e tyre e për gatishmërinë që ta ndihmojnë mjekësinë në trojet tona me të gjitha mënyrat e mundshme”, është shprehur Destani.



E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














