Kosova
Dështon tentimi i Veselit për rezolutën e dialogut
“Kosova duhet të ketë një qëndrim dhe pozicion rreth dialogut Kosovë Serbi”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, i thirrur për të arritur një konsensus për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.
Ka dështuar tryeza e thirrur nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i thirrur për draf-rezolutën për dialogun, pasi nuk morën pjesë LDK-ja e VV-ja.
“Kosova duhet të ketë një qëndrim dhe pozicion rreth dialogut Kosovë Serbi”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, i thirrur për të arritur një konsensus për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.
Veseli shtoi se Kosova nuk duhet t’i lejojë Vuçiqit të tregojë fuqi më shumë në këtë proces, derisa ka theksuar se rezoluta e propozuar i përfshin të gjitha që janë përmendur nga opozita dhe pozita. Edhe një herë Veseli u bëri thirrje LDK-së dhe Vetëvendosje që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Është gabim historik që me ndarjen tonë t’i japim hapësirë Serbisë që të flasë në emrin tonë. Ne duhet të jemi bashkë, është i pashmangshëm konsensusi ynë”, ka thënë Veseli.
Por Dardan Sejdiu nga PSD ka thënë se kjo rezolutë e propozuar nga koalicioni qeverisës nuk i plotëson as kriteret minimale të përmbajtjes. Ndërsa Mimzoa Kusari-Lila nga Alternativa theksoi se nëse nuk arrihet një konsensus, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që, sipas Kusari Lilës, nuk mund të mbahen të bllokuara institucionet në këtë mënyrë.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?