Kosova
Dëshmon vëllai i Liridona Ademajt: “Na tha se nuk lejohej ta shihnim trupin”
Në vazhdimin e gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dëshmuar vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj. Ai rrëfeu me detaje momentet kur familja mësoi për vrasjen dhe sjelljen e të akuzuarit pas ngjarjes tragjike, transmeton albinfo.ch.
Leonard Ademaj tha se konfirmimi zyrtar për vdekjen e motrës iu bë në stacionin policor në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe prindërit dhe Naim Murseli. Sipas tij, Naimi ndodhej brenda në polici duke dhënë deklaratë në momentin kur ata mbërritën. “Pas një ore ai doli nga policia. Fëmijët tanimë ishin në veturë. Aty ishte edhe Kushtrim Kokalla,” tha Ademaj.
Në dëshminë e tij, ai tregoi edhe për kontaktin e parë me Murselin pas ngjarjes. “Kur e pyeta ku është Naimi, më thanë se është në dhomë në hotelin Swiss. Kur hymë, ishte i shtrirë, kishte ushqime në tavolinë dhe kishte porositur drekë. Kur i kërkova të shkonim në morg për ta parë Liridonën, më tha se nuk na lejohet,” tha ai.
Ademaj shtoi se më pas kishte kontaktuar vetë spitalin dhe kishte marrë leje për ta parë trupin e motrës. “Naimi pranoi të vinte me mua dhe shoferin e tij. Por kur mbërritëm, ai vetëm e pa trupin nga dera, nuk hyri brenda. Tha se kishte problem me zemrën,” tregoi vëllai i viktimës.
Leonard Ademaj rrëfeu edhe momente nga nata e vrasjes. Ai citoi fjalët e Murselit, i cili pretendonte se gjatë ikjes me fëmijët kishin dëgjuar një krismë dhe një veturë kishte tentuar t’i shtypte. Më pas kishin kërkuar ndihmë në një market, por ishin refuzuar dhe e kishin dërguar vetë fëmijët në shtëpi, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












