CH-Ballkani
Dëshmitarja tregon për tmerrin e zjarreve në Athinë
Ajo akuzon shtetin grek se nuk iu gjendën në ndihmë, atëherë, kur kishin nevojë
“Na lanë të digjemi si minj…”. Kështu ka deklaruar një shtetase greke pasi janë shuar vatrat kryesore të zjarrit në Athinë.
Të shumtë janë banorët e Matit, të cilët kanë përjetuar tmerrin e flakëve në kurrizin e tyre dhe pasi kanë dalë gjallë nga ajo që për pak mund të ishte kthyer në fundin e tyre, nuk kanë nguruar të tregojnë para mediave momentet e rënda, shkruan albue.
Një grua akuzon shtetin për mungesën e një plani shpëtimi në të tilla raste, teksa nuk nguron të thotë se i lanë të digjeshin si minj.
“Na lanë të digjemi si minj. Koordinim i vetëm ishte patrulla e ushtrisë. Nuk kishte asnjë plan, na izoluan. Kam bërë shtatë orë për të parë fëmijët e mi. Ne ishim në det dhe po mbyteshim. Na lanë të digjeshim si minj”, ka deklaruar ajo, përcjell albinfo.ch.
Shumë dëshmitarë kanë treguar për tmerrin që kanë përjetuar. Deri më tani 81 persona raport të kenë vdekur nga zjarret në Athinë, por ky numër mund të rritet edhe më shumë, sepse shumë persona janë të zhdukur.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













