Kosova
Dëshmitari i mbrojtur: “Ibrahim Kelmendi, përgjegjës për vrasjen e Smail Hajdarajt dhe Tahir Zemës”
Kushtrim Mehmeti këto akuza i ka bërë si një person i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e policëve të Unmik-ut dhe si njëri ndër pjesëtarët e grupit të vrasësve, të cilit ai thotë se i kanë prirë vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi
Në një rrëfim ekskluziv që është emetuar sonte nga televizioni Klan Kosova, Kushtrim Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka drejtuar akuza të shumta për vrasjet e cilësuara si politike, që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.
Ai këto akuza i ka bërë si një person i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e policëve të Unmik-ut dhe si njëri ndër pjesëtarët e grupit të vrasësve, të cilit ai thotë se i kanë prirë vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi.
Konkretisht Mehmeti ka thënë se Ibrahim e Qerim Kelmendi janë përhgjegjës për vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdaraj dhe të oficerit të FARK-ut, Tahir Zemaj.
Mehmeti ka thënë më tutje se vëllezërit Kelmendi kanë ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka dështuar
Ndërsa, sipas tij, veprimtarin e LDK-së, Xhemail Mustafa e ka vrarë Agron Sylejmani.
Lidhur me deklarimet e Kushtrim Mehmetit kanë reaguar Ibrahim e Qerim Kelmendi, ashtu sikurse edhe familjarë të veprimtarëve të vrarë pas luftës. Ibrahim Kelmendi në një intervistë dhënë gazetës “Express” ka thënë se “nuk ka pasur asnjë arsye konkrete, racionale, as kurrfarë të tjera, as private, të urdhëroj këdo qoftë për vrasjen e Ismail Hajdarit, sepse ai ishte vlerë e UÇK-së”.
Ndërsa për Tahir Zemajn, Kelmendi thotë: “përherë e kam urrejt si marionetë serbe, si narkodiler, si vrasës i dyshuar, si kriminel ordiner në Gjermani, si komplotist e diversionist gjatë Lufte, por nuk kam gjykuar se ia vlen të vritet, jo për shkak të ndonjë keqardhje, por për shkak të interesit nacional, meqë unë përherë kam vlerësuar, se më të fituar do të jemi nëse nuk fillojmë me vrasje konspirative, edhe kur e meritojnë të vriten”.
Fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, por ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










