Kosova
“Der Standard”: Vizita e Gjuriqit në Mitrovicë, skenar i rrezikshëm serb për të destabilizuar rajonin
Presidenti serb Aleksandër Vucic kërkon ti përziejë ndryshe kartat me dialogun me Kosovën, shkruan “Der Standard”. Kjo është trefish e dëmshme.
Është një pjesë e teatrit të papjekur, që momentalisht po luhet mbi Ballkanin. Dhe si qëllim ka manipulimin e qytetarëve dhe fshehjen e interesave të tyre ose sëpaku duke mos i shprehur qartë. Historitë e viktimizimit janë mjetet më të rëndësishme të nacionalistëve, shkruan e majta austriake, duke e pasur fjalën për arrestimin e ministrit serb Marko Gjuriq. Nëse qeveria serbe kishte interes përparimin e dialogut me Kosovën, atëherë sigurisht do shmangte tensionin. Por kjo nuk është kështu. Me mobilizimin nacionalist rritet kënaqësia e shefit të gjithë shefave, presidentit serb Aleksandar Vucic.
Përzierja e kartave
Sipas “Der Standard”, Vucic kërkon të ndryshojë kartat për të arsyetuar veprimet e veta dhe për ti dërguar shenjë Prishtinës: Ne ua mohojmë autoritetet tuaja shtetërore! Ngjarja ndodhi pikërisht ditën kur pala kosovare u pajtua për asocacionin e komunave serbe. Serbia kërkon të marrë fatin në duart e veta dhe asocacionin kërkon ta interpretojë si çështje serbe dhe jo kosovare.
BE në të kaluarën kishte bërë përpjekje të mëdha për integrimin e institucioneve paralele serbe në shtetin e Kosovës, ndërsa këto veprime mund të ngrejë edhe njëherë institucionet paralele.
Çështje territoriale
Megjithatë asociacioni lidhet edhe me aspektin territorial, pasi ministri i jashtëm i Serbisë, ka folur shpesh për ndarje të Kosovës dhe jo për krijimin e asocacionit. Në leximin serb kjo do të thotë që veriu mbetet në Serbi. Por kjo variantë kundërshtohet katërcipërisht nga Komisioni Europian (mes tyre edhe Gjermania), pasi do përbënte rrezik për rajonin ballkanik.
“Për t’u arritur kjo, bëhet loja teorike për ti dhuruar “sens”, për ta tensionuar situatën dhe për të destabilizuar,” shkruan në fund “Der Standard”. “Edhe vizita e Gjuriq kërkon të sinjalizojë se veriu duhet t’i mbetet Serbisë. Njëlloj siç kërkon Dacic.”
Por kjo lojë është e rrezikshme si për serbët e Kosovës, gjithashtu për perspektivën europiane të Serbisë, gjithashtu për stabilitetin e rajonit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












