Shkurt.ch
Deputeti zviceran jep dorëheqje pasi ka krahasuar transportin e kafshëve me Aushvicin
Ai, në një debat në Dhomën Nacionale të Parlamentit lidhur me transportimin e kafshëve në thertore, e ka krahasuar këtë me deportimin e hebrenjve në kampin e shfarosjes të njohur nga koha e nazizmit, në Auschwitz
Deputeti nacional i Partisë së Gjelbër nga Kantoni Aargau, Jonas Fricker ka dhënë dsot orëheqje nga posti i deputetit. Këtë veprim e ka bërë pas bujës që ka bërë një deklaratë e tij problematike në parlament.
Ai, të enjten që kaloi, në një debat në Dhomën Nacionale të Parlamentit lidhur me transportimin e kafshëve në thertore, e ka krahasuar këtë me deportimin e hebrenjve në kampin e shfarosjes, të njohur nga koha e nazizmit, në Auschwitz.
Tekstin e dorëheqjes ai e ka shpërndarë përmes twitter-it, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane
Pas kësaj Fricker kishte kërkuar faje në plenumin e parlamentit për deklaratën e tij. Ai e ka përsëritur kërkimfaljen edhe para përfaqësuesve të organizatave të hebrenjve ashtu si dhe në letrën e tij ku shpall dorëheqjen.
Deklaratën e tij të pafat Fricker e kishte dhënë në kuadër të trajtimit të iniciativës parlamentare “Fair-Food” në Dhomën Nacionale.
Duke kritikuar transportin në masë të derrave drejt thertores, ai kishte bërë një krahasim me deportimin e hebrenjve drejt Kampit të shfarosjes, Auschwitz-it famëkeq. Madje, krahasimi që ka bërë ai, del akoma më i papërshtatshëm kur thotë: “Njerëzit që deportoheshin atje, kishin të paktën një shans të vogël për të mbijetuar. Ndërsa derrat shkojnë drejt vdekjes së sigurt”, transmeton albinfo.ch. Në kërkimin e tij të faljes që e ka bërë, siç është shprehur ai, “në të gjitha mënyrat” në parlament, Fricker ka thënë se krahasimin e papërshtatshëm e ka bërë nga “naiviteti” i tij.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”











