Shkurt.ch
Deputeti Wermuth kërkon të drejtën e votës për të huajt
" Në Zvicër kemi një deficit të madh demokratik për faktin se të huajt janë të përjashtuar nga vendimmarrja", thotë politikani socialdemokrat
Debati për të drejtën e votës së të huajve në komuna ka filluar para më shumë se njëzet vitesh. Në komuna dhe qytete të ndryshme të Zvicrës një e drejtë e tillë tashmë ekziston por në shumicën e tyre ka rezistencë lidhur me këtë pikë.
Një propozim i bërë pak kohë më parë nga ekzekutivi i qytetit Baden (të mbizotëruar nga SP dhe të Gjelbrit) të Kantonit Aargau që të huajt të kenë të drejtë të votojnë dhe të votohen ka ngjallur debat dhe polemika në kanton e më gjerë.
Tash këtij debati i është bashkuar edhe deputeti nacional i SP/PS, nga kantoni Aargau, Cedric Wermuth. “Përveç mungesë së demokracisë në ekonomi, në Zvicër kemi një deficit të madh demokratik për faktin se të huajt janë të përjashtuar nga vendimmarrja. Ndërkohë, në këtë grup të madh që përbën një të katërtën e gjithë popullatës ka një potencial të madh zgjedhor për SP-në.
Por Wermuth në intervistën e dhënë portalit “Watson” është vetëkritik sa i përket partisë së tij: “Nga qëndrimi ynë defansiv ne po heqim dorë nga njëri ndër ndryshimet më rrënjësore të nevojshme”. SP duhet të merret me temën e migracionit. “Strategjia e fshehjes së problemeve nën tepih ka dështuar”.
Ai është i vetëdijshëm se me propozimet e tij shkakton frikë edhe brenda partisë së tij. “A është vërtet me rëndësi vetëm të fitohen zgjedhjet apo që të kërkohet diçka politikisht”, thotë deputeti që kandidon sërish për zgjedhjet nacionale të tetorit. Por ai shton se për të suksesi i drejtpërdrejtë në zgjedhje është diçka e dorës së dytë.
Nga e drejta e votës dhe e zgjedhjes për të huajt duhet të përfitojnë në radhë të parë socialdemokratët. Sipas një studimi që e ka publikuar gazeta “Schweiz am Sonntag”, migrantët janë më të orientuar nga e majta se sa vendësit. Rreth një e katërta e popullatës me prejardhje të huajpor me shtetësi zvicerane ia kanë dhënë votën e tyre SP-së. E kjo është dukshëm më shumë se 18.7 për qind sa i ka marrë kjo parti në nivel nacional. Po ashtu është më shumë se 17% që SP i ka marrë nga zviceranët pa prejardhje të huaj.
Kjo është edhe një arsye që SP të shterojë më mirë potencialin zgjedhor të qytetarëve me prejardhje të huaj. Një nga masat që ajo ka arrë në këtë drejtim është kërkesa degëve të partisë në kantone që të sigurojnë një përfaqësim më adekuat të kandidatëve me prejardhje të huaj në listat zgjedhore.
Aktualisht në Zvicër të huajt kanë të drejtë vote në kantonet Jura dhe Neuchatel edhe në nivel kantonal. Ndërsa Gjeneva dhe Friburgu vetëm në nivel komunal. Në kantonet Graubünden, Appenzell Ausserhoden dhe në Baselstadt, komunat mund të vendosin vetë (e kanë lejen e kantonit) nëse lejojnë të huajt të votojnë ose jo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











