Maqedonia
Deputetët, ndër më të paguarit në Maqedoni
Në Maqedoninë Veriore deputetët gëzojnë paga ndër më të lartat në vend, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, 15 deputetë ishin “të padukshëm” gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa 37 të tjerë për pesë muaj folën më pak se gjysmë ore.
Po ashtu, të dhëna të ngjashme tashmë ka publikuar edhe Kuvendi, në kuadër të këndit “Deputeti im”. Madje, raporti zyrtar tregon se deputetë të caktuar, edhe përskaj pagave të rregullta që marrin, nuk janë të rregullt si ligjvënës. Afrim Gashi ka shkuar vetëm 6 herë në Kuvend, Muhamet Kadriov 11 herë dhe Igor Durllovski vetëm 15 herë për 5 muaj.
“Kemi monitoruar rreth 1600 debate, diskutime. Disa nga deputetët, të cilët nuk e kanë marrë fare fjalën, janë: Lidija Dasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihajllovska, Ziadin Sela, Latife Shifovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Marija Angellova. Disa nga deputetët, të cilët e kanë marrë shumë pak fjalën, janë disa nga deputetët më të rinj e të cilët kemi shpresuar se do të jenë më aktiv. Në mesin e këtyre janë: Darko Kaevski, Monika Zajkova, por edhe Artina Kerimi, si një nga deputetet më të reja në Parlament dhe në historinë parlamentare”, deklaroi Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Ajo shtoi se edhe më zhgënjyese është rënia e nivelit të diskutimit, i cili nuk mund të quhet debat parlamentar.
Ndryshe, përskaj deputetëve “të padukshëm”, ka pasur edhe përfaqësues të atillë të popullit që kanë folur mbi 200 minuta, apo që kanë qenë më aktiv, në mesin e të cilëve Elmi Aziri, Arbër Ademi, Zhaklina Llazarevska, Dafina Stojanoska.
Kurse deputetët, të cilët nuk kanë folur aspak janë: Lidija Tasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihailovska, Ziadin Sela, Ljatife Shikovska, Fanica Nikollovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Afrim Gashi, Enes Ibrahimi, Miroslav Bogdanovski, Abdullah Saliu, Fadil Zendeli, Bejjan Ilyas, Bilal Kasami, Belkisa Zeqiri, Marija Angelova, Muhamet Kadyrov, Miroslav Jovanoviç, Bobi Mojsoski, Ilija Nikollovski.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












