CH-Ballkani
Deputetët belgë vizitojnë Gjakovën
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot një delegacion parlamentar nga Belgjika, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Delegacioni belg nga Parlamenti i Valonisë përbëhej nga François Bontems, Ambasador i Belgjikës në Bullgari dhe Ambasador jo-rezident për Kosovën, Jean -Charles Luperto, anëtar i Parlamentit dhe Zëvendës Kryetar i parë i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Komunitetit franko-folës, Jean -Louis Servais, shefi i Zyrës belge në Prishtinë si dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit, shkruan rtklive.com.
Me këtë rast, kryetarja Kusari-Lila ka shprehur falënderime të veçanta për vizitën e delegacionit në Gjakovë duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë vizitë për tu njoftuar rreth zhvillimeve komunale të Gjakovës.
Kryetarja Kusari-Lila gjithashtu i ka njoftuar parlamentarët belg rreth potencialit për investime në Gjakovë si dhe rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm të komunës së Gjakovës në projekte të ndryshme me donatorët.
Anëtarët parlamentar të delegacionit belg janë shprehur të kënaqur me pritjen që iu është bërë dhe kanë shprehur vullnet për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të dy vendeve edhe në të ardhmen.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














