Shkurt.ch
Dënohet ushtarja zvicerane: është aksidentuar në gjendje të dehur në Kosovë
Për të vendosur komunikimin me popullatën vendore duhesh t`i përshtatesh rrethanave, arsyetohet ish ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës!
Ajo ka shërbyer si ushtare në misionin paqeruajtës zviceran, Swisscoy në Kosovë. Ndërsa tash përgjigjet para gjykatës ushtarake, në Cyrih, Zvicër. Gruaja 35 vjeçare nga Kantoni Thurgau, derisa po voziste makinën ushtarake diku në Kosovë vitin e kaluar ka shkaktuar një aksident, shkruan azonline.ch. Pasi që nuk ka mundur ta kontrollojë në një kthesë, makina e saj ka rrëshqitur, ka goditur një shtyllë elektrike dhe është rrotulluar.
Përkthyesja që ka qenë me të ka pësuar tronditje truri dhe gërvishtje. Pasojat tjera përveç atyre materiale, nuk janë të rënda. Por, është interesante mënyra se si ajo e shpjegon para trupit gjykues ndodhjen e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, “në Ballkan ecën puna vetëm nëse përshtatesh me kulturën e atjeshme”. Misioni i Swisscoy-t konsiston në grumbullimin e informacioneve nga popullata dhe autoritetet e Kosovës. Dhe, për ta bërë këtë me sukses duhesh t`i përshtatesh rrethanave, thotë ish ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës. Ka qenë tepër e vështirë vendosja e komunikimit me priftin e fshatit, (diku në Kosovë) kështu që për të pasur sukses, asaj i është dashur të shkonte në një kafe dhe të pinte raki bashkë me priftin serb, oficerin zviceran dhe mikpritësit tjerë, përcjell albinfo.ch. Madje shumë raki! Aq shumë sa që kur në rrugën e kthimit e mori timonin e makinës ushtarake (pasi që oficeri ishte më i dehur se ajo), e humbi kontrollin mbi të dhe ndodhi aksidenti.
Në seancën gjyqësore është pranuar se në rregulloren ushtarake të Swisscoy-t në Kosovë pranohet, madje preferohet pirja e alkoolit me mikpritësit me qëllim lehtësimin e komunikimit. Por fjala është vetëm për ndonjë gotë të vogël, në nivel simbolik dhe jo edhe për shoferin! Pasi që ushtarja e rrëfimit tonë e ka tejkaluar shumëfish këtë masë “simbolike”, ajo është dënuar me kusht me një gjobë prej 9100 frangash, transmeton albinfo.ch. Ndërsa shefi i saj, oficeri, ka marrë një dënim me 3600 franga për faktin se e ka lejuar ushtaren të ngiste makinën në gjendje të dehur.
(Foto:Ilustrim)
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













