Shkurt.ch
Dënohet me 15 vjet burg vrasësi i kushëririt të vet
Një 61 vjeçar nga Kosova qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen. Ai ishte i bindur se viktima e tij kishte një lidhje intime me gruan e tij të ndjerë. Vetëm se agresori është dënuar me 15 vjet burg, shkruan tagblatt.ch.
Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vet. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.
“Ishte një ekzekutim,” foli me fjalë të qarta Prokuroria e St. Gallen për vrasjen e 12 majit 2016. Ajo kërkonte dënim prej 18 vjetësh për ekzekutorin.
Megjithatë Gjykata e St. Gallen e dënoi atë me 15 vjet heqje lirie, për shkak të vrasjes dhe mbajtjes së armës pa leje, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu 61 vjeçari duhet tu paguajë dy të afërmve të viktimës 15’000 franga. Për të mos mbaruar këtu, 61 vjeçari nga Kosova duhet të paguajë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor që shkojnë mbi 100 mijë franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












