Sport
Dënohen ashpër lojtarët që sulmuan gjyqtarin shqiptar
klubi NK Pajde është pronë e yllit kroat të futbollit, lojtarit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Babai i tij, Luka është kryetar ndërsa vëllai, Dejani, trajner i klubit nga Möhlin-i i Kantonit Aargau
Skenat e dhunës së shfrenuar që u panë në shtator të këtij viti në stadiumin ku luhej ndeshja në mes të SC Zofingen dhe NK Pajde të Ligës së dytë ndërregjionale, kanë marrë epilogun e tyre disiplinor. Federata e Futbollit të Zvicrës u ka shqiptuar dënime të ashpra disa lojtarëve të konsideruar fajtorë për këtë dhunë.
Siç ka shkruar albinfo.ch, klubi NK Pajde është pronë e yllit kroat të futbollit, lojtarit të Barcelonës, Ivan Rakitic. Babai i tij, Luka, është kryetar, ndërsa vëllai, Dejani, trajner i klubit nga Möhlin-i i Kantonit Aargau.
Në shënjestër të sulmit në stadium ka qenë gjyqtari shqiptar i kësaj ndeshjeje, Lumni Ukaj, bashkë me dy asistentët e tij.
Dy ndër lojtarët të përfshirë në dhunë janë dënuar që të mos luajnë deri në fund të majit 2021, që domethënë afër dy sezone futbolli. Lojtari tjetër ka marrë një dënim pak më të lehtë, ai nuk ka të drejtë loje deri në shtator të vitit 2020.
Kjo ishte me pak fjalë rrjedha e ndeshjes problematike: Skuadra mysafire, ajo e Rakitiçit, kishte marrë gjithsej 6 kartonë të kuq. Këtë qëndrim të gjyqtarit, lojtarët dhe tifozët e kanë konsideruar të padrejtë dhe kanë provuar të “marrin drejtësinë në duar”, transmeton albinfo.ch. Reagimi i tyre ishte kaq brutal sa që u desh të ndërhynte policia.
Videot nga skenat e dhunshme po qarkullojnë në internet, gjë që ekipit mysafir i ka hedhur një hije të zezë. Dejan Rakitic, trajner i ekipit Pajde, i cili është vëllai i yllit Rakitic, thotë: “Unë nuk dua ta arsyetoj atë çfarë ka ndodhur, por në fakt, ndeshja ka qenë fare normale dhe korrekte”.
Sipas këndvështrimit të tij, gjyqtari ka marrë shumë vendime të padrejta. Në njërin rast, për shembull, ai, që në minutën e tretë të lojës, ka dënuar lojtarin me karton të kuq për një veprim që ai pretendon të ketë qenë fyes”.
Pas kësaj, disa nga lojtarët e klubit kroat kanë humbur kontrollin dhe kanë kërcënuar tre gjyqtarët e ndeshjes. Këta të fundit janë detyruar të ikin për t`u strehuar në lokalet e klubit vendës, përcjell albinfo.ch. “Por nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka pasur rrahje”, shprehet Rakitic.
Por krejtësisht ndryshe e sheh zhvillimin e ngjarjes Hansjörg Ryter, kryetari i SZ Zofingen. Ai thotë se deri tash nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë, transmeton albinfo.ch. “Ishte frikësuese ajo që ndodhi. Ne kemi alarmuar policinë, e cila, për fat erdhi shpejt në vendin e ngjarjes. Më tutje, ne ndihmuam treshen e gjyqtarëve, duke i strehuar dhe dhënë ushqim”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













