E-Diaspora
Deniola dhe shkopi i saj “magjik” i dirigjimit
Në provimin e saj të diplomës për dirigjim, më 12 shkurt, në Hanover ajo do të dirigjojë mjuziklin “Street Scene” të Kurt Weill
Dëshirën për t`u bërë dirigjente, Deniola Kuraja e ka shfaqur relativisht vonë. Shqiptarja 32 vjeçe është duke mbaruar semestrin e tetë në Shkollën e lartë për muzikë, teatër dhe medie, në Hanover. Pas studimeve të mbaruara për piano në Shqipëri, ajo ka emigruar ë Gjermani dhe ka bërë këtu shoqërimin me piano të këngëtareve të operës. Vetëm pastaj te ajo zhvillohet dëshira për të shprehur veten përmes dirigjimit. Krahas dirigjimit Deniola ka marrë për dy vite mësime të violinës dhe krahas gjithë kësaj ajo di t`i lexojë notat e partiturave për të gjitha instrumentet. Kjo gjë ka qene vendimtare për pranimin e saj në Shkollën e Lartë në Hanover.
Dirigjimi, për shqiptaren e re është në radhë të parë komunikim. “Unë e kam një ide, një interpretim personal të muzikës dhe dua që atë t`ua përcjell instrumentisteve”, thotë ajo. Ndonëse notat dhe konstrukti i një vepre muzikore janë të shkruara qartë, partiturat lejojnë një hapësirë të lirë, të cilën secili dirigjent e interpreton ndryshe, pasi që “ndjenjat janë të ndryshme te secili”.
Për Denjolën dirigjimi, krahas aspektit artistik ka edhe shumëçka të punëdores, shkuan “Hanowersche Allgemeinie”. Gjatë studimeve asaj i duhet të mësojë se si janë krijuar instrumentet e veçanta, në mënyrë që pastaj t`i qaset secilit instrumentist në mënyrë individuale. “Paramendo, sikur të duash të vendosësh harmoni në mes të vetëtimës dhe murmurimës. Gjatë dirigjimit unë duhet t`i bashkoj të gjithë instrumentistët e orkestrës”.
Në semestrat e parë ajo ka mësuar para së gjithash teknikat me shkopin e dirigjimit. Me gjestet e bëra me shkop ajo i thekson udhëzimet që ua jep instrumentistëve në mënyrë individuale. Për disa javë Deniola, pas katër vitesh studimi merr shkallën e masterit për muzikë. Në provimin e saj të diplomës ajo do të dirigjojë mjuziklin “Street Scene” të Kurt Weill, që normalisht e bën profesori saj, Martin Brauss. Por, në shfaqjen e 12 shkurtit, Deniola do të bartë gjithë përgjegjësinë për orkestrën.
“Do të kem sigurisht shumë emocione”, thotë ajo, dhe, pa emocione nuk bëhet kjo punë. Mirëpo, pas pak minutash ajo është aq e përqendruar sa që harron çdo gjë që e rrethon dhe mendon vetëm për muzikën. Pas përfundimit të masterit, Deniola do të detyrohet që të prezantohet në sa më shumë vende. Sepse, siç e thotë ajo “mua nuk më njeh akoma askush”. Por ajo shpreson të fitojë një vend pune si pianiste me punë plotësues dirigjimin, ku do të merrte përvojën për ndonjë vend tjetër pune në të ardhmen.
“Synim imi është që dikur, para së gjithash të mund të dirigjoj dhe të qëndroj e vetme në pult para orkestrës. Atëherë përfundon punëdorja dhe fillon artistikja”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











