Lajme
Punëtorët shëndetësorë: Nuk duam duartrokitje por paga më të larta
Punonjësit e shëndetësisë, përmes këtij aksioni po kërkojnë rritje të pagave dhe një bonus për koronavirus të barabartë me pagat e një muaji etj.
Rreth 1000 njerëz nga sektori shëndetësor demonstruan sot në Bernë për kushte më të mira pune. Ata, në tubimin e tyre patën nevojë për mbrojtjen e policisë.
Kjo për faktin se rreth 100 kundërshtarë të masave të koronavirusit ishin tubuar në margjina të sheshit Bundesplatz, prapa barrierave, shkruan sda.ch. Ata u përpoqën të prishnin demonstrimin përpara Pallatit Federal duke shkrepur disa fishekzjarre dhe duke brohoritur parulla.
“Skeptikët e Koronavirusit” ishin mbledhur pak pas mesditës për një tubim të palejuar, në Bundesplatz, transmeton albinfo.ch. Ata kanë injoruar detyrimin për vënie të maskës, si dhe kërkesën e bërë nga policia për të liruar hapësirën për tubimin tjetër, atë të punonjësve shëndetësorë, i cili ishte i miratuar.
Më në fund, skeptikët u shtynë përtej barrierave të Bundesplatz-it nga oficerët e policisë me uniforma “luftarake”.
“Aleanca Shëndetësore” e sindikatave dhe shoqatave profesionale, me tubimin e saj të sotëm ka përfunduar javën e saj të veprimit mbarëkombëtar. Punonjësit e shëndetësisë, përmes këtij aksioni po kërkojnë rritje të pagave dhe një bonus për koronavirus të barabartë me pagat e një muaji, si dhe më shumë të drejta në vendin e punës, më shumë të drejtë vendimmarrjeje dhe mbrojtje më të mirë falë marrëveshjeve kolektive.
Për aktivitetin e tyre në Bundesplatz, organizatorët kishin zhvilluar një koncept mbrojtjeje të paraparë për një mijë pjesëmarrës, përcjell albinfo.ch. Detyrimi për maskë dhe rregulli i distancës janë respektuar në mënyrë rigoroze.
Ekspertë shëndetësorë nga fusha të ndryshme të shëndetësisë kanë denoncuar kushtet e punës në sektorin e tyre.
“Gjatë valës së parë Covid-19 në pranverë, ne shpesh ishim në detyrë gjatë gjithë kohës” është shprehur infermierja Silvia Dragoi. “Në mënyrë që të mund të sigurojmë përkujdesje të mirë, ne trajnohemi rregullisht.” Por nevojiten masa të mëtejshme mbështetëse nga qeveria federale.
Infermierja Liridona Dizdari-Berisha ka vënë në dukje se nën presionin e vazhdueshëm kohor nuk ka qenë e mundur të sigurohej përkujdesja e duhur për pacientin. Lodhja emocionale është një arsye pse pothuajse gjysma e infermierëve braktisin punën e tyre gjatë stazhit të tyre të punës.
“Po sikur të duartrokitnim për ushtrinë dhe të investojmë në shëndetësi 18 miliardë franga?” Kështu mund të lexoehj në njërën nga pankartat që punëtorët shëndetësorë mbanim me vete, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, një tjetër protestues bënte thirrje për “fundin e kursimit në kurriz të infermierëve dhe pacientëve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci















