Kosova
Delawie: Viti 2018 është vit i suksesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori amerikan Greg Delawie është shprehur optimist për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ka shprehur optimiëm sa i takon çështjes së normalizimit të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky dialog është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Delaëie ka shkruar se pret progress nga dialogu në mes palës kosovare dhe asaj serbe, që pritet të nis këtë të diele në Bruksel.
Edhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, ka shkruar në Twitter në lidhje me dialogun, shkruan Albinfo.ch.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive”, ka shkruar Eichhorst.
Gjatë ditës së sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë para gazetarëve në lidhje me udhëtimin për në Bruksel dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













