Kosova
Delawie bën thirrje që të votohet demarkacioni
Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Me anë të një postimi në Twitter, Delawie ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit, përcjell albinfo.ch.
“Lajme pozitive nga presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie.
Seanca për Demarkacionin është caktuar për të dielën në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












