Kosova
Dekorohet me Medaljen e Pavarësisë Eric Leyvraz
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se për kontributin që ka dhënë për Kosovën e ka nderuar me Medalje të Pavarësisë ish-presidentin e Parlamentit dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.
“Ish-presidentin e Parlamentit dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Ai ka dhënë kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë dhe është një mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ai e ka nderuar edhe familjen Demaçi. “Për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot familjen Demaçi e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ai dhe familja e tij u vetëmohuan gjatë tërë jetës për qëllime madhore”, shkroi presidenti i Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













