E-Diaspora
Defekt në stufën e ngrohjes qendrore: Helmohen 11 kosovarë
Shkaktar i shpërthimit të gazit helmues ishte defekti në stufën me dru, e vendosur në bodrum e cila shërbente si burim i ngrohjes qendrore për të gjithë banorët
Një çift në Fraham, Eferding (Austri) kishte alarmuar urgjencën sepse gruaja kishte dhembje koke dhe pengesa në frymëmarrje. Mjekja e ardhur kishte konstatuar menjëherë se bëhej fjalë për helmim me monoksid karboni dhe alarmoi zjarrfikësit. Ata konstatuan pastaj një prani shumë të lartë të monoksidit të karbonit në ajër, shkruan orf.at.
Për këtë arse trupat e zjarrfikësve nga regjioni kanë bërë evakuimin nga ndërtesa, të të gjitha familjeve, kryesisht kosovare, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej 11 persona janë dërguar për shkak të helmimit me tym janë dërguar në spitalet e regjionit. Më vonë kanë ardhur ekspertët përkatës të cilët me ndihmën e veglave speciale matëse kanë mundur të konstatojnë se vlerat e monoksidit në ajrin e godinës së prekur ishin shtatë fish më të larta se ato të lejuara.
Shkaktar i shpërthimit të gazit helmues ishte defekti në stufën me dru, e vendosur në bodrum e cila shërbente si burim i ngrohjes qendrore për të gjithë banorët.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










