Zhvillim
Deçani ua hap dyert arkitektëve zviceranë
Komuna e Deçanit ka ofruar njërën nga lagjet e qytetit për të promovuar izolimin termik të ndërtesave në renovim apo në ndërtim, nga ana e ekspertëve zviceranë
Komuna e Deçanit është e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me ekspertët zviceranë për çështjen e izolimit të ndërtesave. Madje kjo komunë ka ofruar njërën nga lagjet e qytetit për të promovuar izolimin termik të ndërtesave në renovim apo në ndërtim.
Kështu deklaroi për “albinfo.ch” kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.
“Është iniciativë e mërgimtarëve që vijnë nga kjo anë, që realisht na ka mundësuar t’i takojmë këta ekspertë nga Zvicra. Ata prezantuan idetë e tyre, ndërsa ne shprehem të gatshëm për të bashkëpunuar me ta”, deklaroi kryetari Selamanaj, duke u shprehur i kënaqur që Deçani do të jetë shembulli për prezantimin e këtyre ideve.
Ai këtë deklaratë i dha pas një takimi që zhvilloi me një ekip ekspertësh zviceranë që po qëndrojnë në Kosovë, në përbërje: Guillaume Morsier dhe Valentin Kunik arkitektë dhe drejtues të byrosë së arkitekturës, “Kunik de Morsier Architecte“ dhe ekspertë në ndërtimin e energjisë dhe të mjedisit, njëherësh autorë të një studimi krahasues mes ndërtesave në Zvicër dhe Kosovë në fushën e banimit, një profesor i Universitetit të Friburgut, Thierry Ursenbacher, si dhe studenti Nolan Stauffer, i cili po magjistron në fushën e energjisë (Master of Sicence HES-SO in Engineering) në këtë universitet.
Kjo vizitë zhvillimore në Kosovë, konkretisht në Deçan dhe Junik, është mundësuar nga Albinfo.ch si partner i projektit dhe sponsor medial.
Qëllimi i këtij udhëtimi është zhvillimi i një projekti, i cili do të favorizonte izolimin termik të ndërtesave, shtëpia apo ndërtesa publike, në renovim apo në ndërtim.
“Komuna e Deçanit është njëra nder komunat e para që ka përfituar nga ky prezantim i projektit ku pritet që brenda 6 muajve të ardhshëm të përzgjidhen disa shtëpi në komunën e Deçanit, të ndara në disa lagje që të praktikohet edhe puna e këtyre arkitektëve dhe të jetë model për qytetarët tjerë se si kursehet energjia elektrike dhe ngrohja solare”, deklaroi Yllarta Thaqi, zyrtare për informim në Komunën e Deçanit.
Ndërsa kryetari Rasim Selmanaj tha se Deçani do ta ofrojë një lagje si model ku ekspertët zviceranë do ta prezantojnë izolimin e shtupimeve dhe me pas, kjo ide termike për ngrohjen e shtëpive të realizohet në gjithë Kosovën.
“Ne i hapëm dyert sepse ka një kosto shumë më të vogël për qytetarët dhe natyrisht kursimin për ngrohje”, tha mes tjerash Rasim Selmanaj, duke u shprehur po ashtu i kënaqur që ekspertët zviceran e kanë zgjedhur komunën e Deçanit para komunave të tjera në Kosovë.
Ndryshe, ky grup ekspertësh gjatë kësaj vizite do të takojë zyrtarë vendës të ndryshëm, të cilët mund të jenë të gatshëm apo të interesuar për të rinovuar, ndërtuar shtëpi ose ndërtesa publike me qëllim që të zvogëlojnë shpenzimet për energji (si p.sh. për ngrohje), duke përmirësuar komoditetin si dhe për të inkurajuar projekte ekologjike në Kosovë.
Ky projekt synon të mbledhë dhe të punësojë arkitektë, ndërtues, kontraktorë të ndërtimit, përgjegjës të shoqatave apo bankave të mikrokredive, banorët e Deçani, etj.
E-Diaspora
-
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare Mijëra shqiptarë nga mbarë bota rikthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, i cili përveç muzikës... -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











