E-Diaspora
Dëbohet kopshtari shqiptar që kultivonte kanabis
Arsen Rrogami ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit dhe më pas do të largohet drejt Shqipërisë
Një shqiptar nga Britania e Madhe do të dëbohet në Shqipëri, pasi në fermën që ai po përkujdesej 235 rrënjë kanabisi me një vlerë prej më shumë se 300 mijë funtesh, shkruan “gazettelive.co.uk”, derisa ky lajm po qarkullon në shumë media britanike, përcjell albinfo.ch.
Arsen Rrogami ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit dhe më pas do të largohet drejt Shqipërisë.
Ai e ka pranuar se po prodhonte drogë të klasit B, kurse vlera në total ishte 336 mijë funte. Ai kishte ardhur si emigrant në Angli dhe pasi kishte mbetur pa punë kishte hyrë në këto ‘ujëra’, derisa ndihet fajtor dhe i vjen turp për atë çfarë ka ndodhur.
Sidoqoftë, shqiptari ishte vetëm kopshtar dhe për këtë arsye nuk është dënuar më shumë me burg.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












